E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli Rritja ekonomike ndihmon investitoret hungareze

Takimi

Kreu i qeverise te Hungarise zhvilloi dje edhe nje takim me kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli ku theksoi mbeshtetjet e vendit qe perfaqeson per integrimin e Shqiperise. Admirojme arritjet tuaja dhe ju pergezojme per ambiciet kombetare per anetaresim ne BE. Per ne anetaresimi i Shqiperise ne BE eshte nje interes i qarte i vete Bashkimit Europian - theksoi  Kryeministri i Hungarise Viktor Orban ne takimin me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Nga ana e saj Topalli theksoi se ishte shume e kenaqur qe marredheniet politike e vecanerisht ato parlamentare mes dy vendeve ishin intensifikuar shume.

Nga ana e tij Kryeministri Orban shprehu kenaqesine qe ne kete rikthim pas 10 vitesh ne Shqiperi gjen transformime te jashtezakonshme dhe investime hungareze shume aktive. Duke u ndalur ne termat ekonomike te zhvillimit kryetarja e Kuvendit tha se rritja ekonomike prej 5 dixhitalizimi i procedurave per bizneset klima e favorshme per investime kane bere qe Shqiperia te shihet gjithnje e me shume si nje vend atraktiv jo vetem per investime por edhe per turizem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›