E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Aplikimi për në BE, gjatë presidencës ceke

Trojka europiane përshëndeti progresin e dukshëm të Shqipërisë dhe vlerësoi reformat e qeverisë shqiptare. Ndërsa ministri Basha konfirmoi se Shqipëria do aplikojë për statusin e vendit kanditat në BE brenda presidencës çeke. 

BRUKSEL- Trojka europiane i kërkon Shqipërisë të vazhdojë përpjekjet për luftën kundër krimit të organizuar si dhe të garantojë pavarësinë e sistemit gjyqësor. Komentet u bënë në emër të Trojkës europiane nga ministri i jashtëm cek Shvarcenberg në konferencën për shtyp me ministrin e jashtëm shqiptar, Lulëzim Basha.
Trojka europiane është e përbërë nga ministrat e jashtëm të presidencës aktuale të BE, të presidencës së ardhshme suedeze dhe drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian.
Trojka europiane përshëndeti progresin e dukshëm të Shqipërisë dhe vlerësoi reformat e qeverisë shqiptare. Ndërsa ministri Basha konfirmoi se Shqipëria do aplikojë për statusin e vendit kanditat në Bashkimin Evropian brenda presidencës çeke. U diskutua edhe liberalizimi i vizave për qyetarët shqiptarë.
Ministri Basha tha se aplikimi për statusin e kandidatit dhe ceshtja e vizave janë dy prioritetet e Tiranës zyrtare në lidhje me integrimin në BE. Ministri shqiptar paraqiti në këtë takim një raport të reformave dhe zhvillimeve ekonomike e politike të Shqipërisë, përfshi dhe përgatitjet për zgjedhjet e 28 qershorit. Trojka vlerësoi edhe rolin stabilizues të Shqipërisë në gjithë rajonin ballkanik.
(e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›