E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Cështja e Policanit”, dëshmon ish ministri Kosta Barka

Ish Ministri i Punës, Kosta Barka është thirrur nga Prokuroria e Beratit për të dëshmuar në lidhje me çështjen e qëndrës së fëmijëve të ngujuar të Poliçanit. Hetimet, e nisura 1 muaj më parë, janë shtrirë edhe në ministrinë e punës. 

BERAT- Prokuroria e Beratit ka thirrur sot për të dëshmuar në cilësinë e dëshmitarit , në lidhje me çështjen e qëndrës së fëmijëve të ngujuar të Poliçanit, ish Ministrin e Punës, Kosta Barka.
Barka është thirrur nga Prokuroria në lidhje me hetimet që ky organ ka shtrirë deri në këtë ministri, e cila në atë kohë është drejtuar nga Barka.
Ish kreu i ministrisë ka mbërritur në prokurorinë e Beratit rreth orës 10:30, ku ka qëndruar për katër orë në pyetje nga hetuesi i çështjes që po heton rreth aktivitetit të qëndrës së fëmijëve të ngujuar në Poliçan.
Hetuesi, Bledar Velikaj, i ka kërkuar ish ministrit shpjegime në cilësinë e dëshmitarit mbi fondet e akorduara nga ministria që ai drejtonte në periudhën Janar- Mars 2007. Pikërisht gjatë kësaj periudhe kohore kjo ministri i ka akorduar qëndrës një fond prej 3.800.000 lekësh, për përballimin e shpenzimeve.
Ish ministri Barka, ka deklaruar se është i gatshëm të ndihmojë organin e akuzës me ish pozicionin e tij, në lidhje me hetimet që ka marrë ky organ. Hetimet kanë nisur një muaj më parë.
(e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›