E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështja "Hoxha",në Gjykatë 6 dëshmi të tjera

Në lidhje me rrembimin Remzi Hoxhës, Zizo Kristopullit dhe Avni Loshajt kanë dëshmuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda edhe 6 përsona të tjerë. Mes dëshmitareve ishte edhe gazetari Xhevdet Bashollari, shok fëmijërie me Ziso Kristopullin, i cili ka deklaruar para trupit gjykues se çfare i kishte treguar ai në kohën kur u rrëmbye nga SHIK-u. Sipas tij, Ziso Kristopulli i kishte thënë se në momentin që është rrembyer në Ksamil nga SHIK-u, një ndër personat që ndodhej në makinë ka qenë edhe Avni Koldashi, që sipas tij ai e kishte trajtuar mirë. Ndërsa në momentin që Koldashi kishte zbritur nga makina, personat e tjerq që ndodheshin në makinë I kanë mbyllur syte që mos të shikonte rrugën se ku do e dërgonin. Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është paraqitur edhe ish shefi i komisariatit numër 3 Jani Naçi, i cili është shprehur para trupit gjykues se kishte dijeni për rrëmbimin e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Ai ka deklaruar para togave te zeza , se pasi është vënë në dijeni për ngjarjen kishte nisur verifikimet e posaçme për këtë ngjarje, duke ndjekur të gjitha procedurat. Ish shefi i komisariatit numër 3 i pyetur nga organi i akuzës në lidhje me targën e makines të cilën mendohet që ka rrëmbyer Remzi Hoxhën , është shprehur se ishte interesuar, pranë komisarjatit të policisë rrugore se kujt i përkiste kjo targë, por drejtues të policisë rrugore në atë kohë kishin konfirmuar zyrtarisht se targa e makinës me të cilën ishte rrëmbyer Remzi Hoxha nuk ishte hedhur fare në qarkullim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›