Fier, gjendet trupi i pajetë i një personi

Trupi i pajetë i një personi është gjetur ditën e sotme në Fier. Sipas informacioneve kufoma e seksit mashkull është gjetur në Darzezë ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij.
Mësohet se kanë qenë banorët e zonës, të cilët evidentuan trupin e pajetë dhe të dekompozuar në rërë dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Ndërkohë policia po puno për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes.