Kryebashkiaku Basha ndalet ne njesine bashkiake nr. 11
Gjatë ditës së sotme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha është ndalur në njësinë bashkiake nr 11 për t’u konsultuar me qytetarët për projekt-buxhetin për vitin 2012. Njësia bashkiake nr. 11 përfiton investime në buxhetin e vitit 2012 sa në 10 vitet e fundit të marra së bashku. Projektbuxheti i bashkisë për vitin 2012, parashikon, rikualifikimin urban të infrastrukturës rrugore, ujësjellës kanalizime, rikonstruksion dhe ndërtim shkollash, kopshte e çerdhe, ndërtimin e një qendre sociale etj, duke kthyer kështu vëmendjen e Bashkisë edhe ndaj kësaj njësie bashkiake.
“Një pjesë e madhe e këtyre investimeve shtrihet në territorin e njësisë bahskiake nr 11, një njësi e cila për një kohë të gjatë është lënë jashtë vëmëndjes dhe pasojat e kësaj mungesë vëmëndjes ju i vuani në mënyrë të përditshme. Për këtë njësi bashkiake ne kemi planifikuar vitin e ardhshëm fonde të mjaftueshme të ndërtimit të Unazës në Kodër-Kamëz me një gjatësi prej 1300 metrash, ndërtimin e e rrugës që lidh rrugën Don Bosko me rrugën Egnatia, rabilitimin total të bllokut mbi shinat në një sipërfaqe prej 30 hektarësh, ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të zeza në kufi me Komunën e Paskuqanit, ndërtimin e kanalizmit të ujërave të zeza në bregun e Lumit”, u shpreh Basha gjatë takimit me banorë të kësaj njësie.
Kjo njësi bashkiake dhe banorët e saj janë përfituesit kryesore të një sërë projektesh strategjike që marrin jetë gjatë vitit 2012, siç është ndërtimi i terminalit të ri të trenit dhe autobuzëve urbane dhe interurbanë. Kjo do të mundësojë edhe zhvendosjen e shinave të trenit, një problem tejet shqetesues për banorët e Laprakës. Po kështu linja e Tramit, Laprakë- sheshi Nënë Tereza, rehabilitimi i Lumit të Tiranës, ndërhyrja në rrethrrotullimin e Doganës dhe mbikalimet që parashikohen të ndërtohen përgjatë rrugës së Durrësit, janë projekte që kanë impakt mbi këtë zonë si përsa i përket zhvillimit ekonomik por edhe punësimit.
Të gjitha këto projekte dhe shumë të tjera si ndërtimi i çerdheve, kopshteve dhe shkollave, do të bëjnë që të kthehet faqja e harresës për njësinë bashkiake nr. 11 duke e shndëruar në një arterie të re dhe të fuqishme që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të kryeqytetit.