E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angela Merkel viziton sot Kosovën

Prishtinë- Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë sot Kosovën. Kjo është hera e parë që Merkel viziton shtetin më të ri të rajonit, dhe pritet që gjatë qëndrimit atje të takohet me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci, përfaqësuesit e mekanizmave ndërkombëtarë si dhe ushtarët gjerman që shërbejnë në kuadër të forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë.

Ndërkohë që janë marrë të gjitha masat që t’i bëhet një pritje madhështore zonjës Merkel, e cila ishte një ndër kundërshtueset kryesore për t’i refuzuar Serbisë vendin e statusit kandidat në BE, pasi sipas saj Beogradi nuk plotësoi kushtet e vendosura nga BE-ja për Kosovën

Incidentet e dhunshme, ku mbetet të plagosur disa ushtarë gjerman ishin vendimtare për shtyrjen e vendimit të Bashkimit Evropian për ti dhënë Serbisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas Merkelit rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian mund të realizohet vetëm nëpërmjet normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Duke pasur parasysh edhe rolin e Gjermanisë në kuadër të Bashkimit Evropian, kjo mbështetje e Merkelit konsiderohet si mbështetje e njohjes së Kosovës nga Gjermania.

Nga ana tjetër vizita e kancelares Merkel, nuk është pritur mirë nga autoritetet serbe, pasi sipas tyre kancelarja ishte shkaktarja kryesore që Serbia nuk morri statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian para pak ditësh.

No related posts.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›