E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi, parti te re? Sula: Do te ishte nje gabim trashanik Eva Gjura

Deputeti i PD Dashnor Sula gjate nje interviste per gazeten "Koha Jone", e quan nje gabim trashanik te madh, krijimin e nje partie te re nga Bamir Topi, pas largimit nga posti i kreut te shtetit. Sipas deputetit demokrat, nuk mund te krijohet nje parti politike pas cdo pakenaqesie te momentit, sepse shumica e atyre njerezve qe sot flasin kunder kane marre me shume sesa i kane dhene Partise Demokratike. Deputeti Sula shton se, shume njerez e shohin PD si torte, per te marre pjesen qe duan dhe ne momentin qe nuk e marrin me, apo qe nuk ju pelqen kjo torte, per ndonje arsye apo per ndonje tjeter, shprehen se torta eshte e hidhur. Por fati i te gjithe te ikurve, shton deputeti i PD eshte i njejte, asnjeri s'ka pasur te ardhme dhe jane rikthyer serish ne parti. Sipas tij, per te mos ndodhur kjo gje, cdo kush qe kerkon te marre vendime te tilla, duhet te mendohet mire. Ne lidhje me reformen zgjedhore deputeti i PD shprehet se, ne Shqiperi eshte nje kod i mire qe nuk ka nevoje per ndryshme duke perjashtuar ndoshta gjera te vogla teknike, qe mund te kene nevoje per permiresime.

Ka nisur diskutimi per kodin zgjedhor, partite e vogla kane kerkuar korrektim te sistemit dhe ndryshim te pragut elektoral, propozim ky i cili mesa duket nuk po gjen mbeshtetje tek dy partite e medha. Mendoni se ka nevoje sistemi per tu ndryshuar?

Ne aktualisht kemi sistemim proporcional rajonal, per te cilin une gjykoj se eshte nje sistem, qe nuk ka shfaqur te meta dhe dobesi. Mendoj se eshte nje sistem, i cili vlen per t'u vleresuar. Duke pasur parasysh faktin kur u bene ndryshimet kushtetuese ne prill te 2008 dhe ne kete nderhyrje, shprehja persa i perket "sistemit proporcional rajonal" eshte cilesuar njesi administrative. Keshtu qe, ky sistem nese do te nderhyhej per ta ndryshuar, atehere do te nderhyhej ne kushtetute, sepse Shqiperia nuk eshte njesi. Njesite ne qeverisjen vendore jane qarqet, dhe ne baze te qarkut eshte llogaritur edhe sistemi proporcional rajonal, qe do te thote se nuk eshte nje njesi e territorit te Republikes se Shqiperise, por kemi 12 njesi qe jane 12 qarqet. Per mendimin tim problemi nuk eshte tek sistemi, por problemi eshte ne menyren sesi duhet te administrohen ne teresi zgjedhjet dhe te implementohen problemet dhe rekomandimet, qe jane evidentuar nga OSBE/ODIHR-i. Mesa di une, nuk eshte se ka ndonje kerkese nga OSBE/ODIHR-it, qe ankohen per sistemi, por ata sugjerojne, qe te shikohet ceshtja e transparences dhe e zgjidhjes se te gjitha problemeve, qe jane hasur ne praktike persa i perket problemit te zgjedhjeve. Ne lidhje me pragun dhe sistemin OSBE/ODIHR, nuk eshte se ka pasur ndonje shqetesim. Mendoj se ne nuk kemi ndonje prag te larte dhe partite e vogla nuk eshte se nuk perfaqesohen, per te marre nje numer te caktuar votash, me kete prag secila parti e vogel mund te perfaqesohet ne parlament. Nese pretendon se je parti me peshe, te pakten duhet te kapesh 10-12 mije vota ne qark, per te perfituar vendin qe te takon ne Parlament. Kaq vota nuk jane shume ne rang qarku per cdo parti, qe do te jete e perfaqesuar ne parlament, eshte numer qe arrihet nga subjektet politike. Nese ne do te kishim ulje te pragut dhe do te binte numri i votave, qe duhet te kishte nje force politike sigurisht kjo do te sillte probleme per te dy forcat e medha politike dhe per te gjithe zgjedhjet ne teresi, sepse per nje deputet do te binte numri i perfaqesimit te zgjedhesve ne Parlament. Ky sistem eshte normal, e keqja nuk eshte sistemi, kuptohet qe ka nevoje per rregullime dhe ato jane te karakterit administrativ.

Ka nisur punen komisioni parlamentar per ndryshimin e rregullores se parlamentit. Mendoni se kjo rregullore ka vertet nevoje per ndryshim, apo u krijua per te plotesuar nje teke te opozites?

Te jemi te qarte, si kryeministri Berisha ashtu edhe e gjithe mazhoranca ka qene mjaft e qarte persa i perket problemit te nderhyrjes ne rregullore. Ne kemi kerkuar dhe kemi thene qe rregullorja e Kuvendit te Shqiperise, duhet te jete ne baze te standardeve te rregullores se Parlamentit Evropian. C'ka do te thote se nese ky komision konstaton se kemi ndonje mosperputhje persa i perket standardeve nderkombetare, qe ka dhe rregullorja e Parlamentit Evropian, sigurisht qe do te jete e nevojshme qe edhe te nderhyhet. Une nuk dua ta paragjykoj qe komisioni eshte ngritur per te plotesuar nje teke te PS, normalisht opozita ka ngritur pretendimet e saj, por une si deputet i ketij parlamenti gjykoj dhe mendoj, se duhet te respektoheshin standardet qe kerkon sot Bashkimi Evropian. Por gjithsesi kjo do te mbetet per tu pare sepse grupi i eksperteve dhe anetaret e komisionit, qe po merren me shqyrtimin e rregullores, kur te paraqesin edhe draftin dhe besoj se do te jete me konsensus, mund te deklarojne se ka ende disa gjera te vogla per te rregulluar, sepse une jam i mendimit se nuk ka nevoje per ndryshime thelbesore, per te mos thene fare. Them se nuk ka nevoje per ndryshime thelbesore, sepse ne jemi te qarte si mazhoranca ashtu dhe opozita, se nuk i cenohet e drejta persa i perket menyres se funksionimit te parlamentit apo ecurise normale te parlamentit. Po te shikojme qe nga momenti i lenies se bojkotit nga ana e opozites, tashme absolutisht nuk ka as edhe nje lloj pretendimi nga ana e opozites, persa i perket rregullores dhe kontestimet per procedure apo sesi zhvillohen seanca plenare, nuk ka pasur me kundershtim nga ana e opozites. Te gjithe deputetet si te majte apo te djathte te kjo rregullore gjejne veten, per sa i perket ushtrimit te detyres se tyre, sepse nuk kane asnje pengese nga rregullorja. Une gjykoj se kjo rregullore eshte brenda standardeve, por nese ekspertet dhe komisioni do te mendoje se kemi nevoje per nje permiresim, nga ana e mazhorances jane te mirepritura.

Ka nisur mediatikisht diskutimi per emrin e presidentit te ri, nje nder emrat e pare te artikuluar eshte ai i Fatos Nanos, i cili e vete deklaroi prezencen e tij per kete gare. Keni ndonje koment si per emrin e kandidatit te pare ashtu edhe per fazen e diskutimit?

Ne radhe te pare do te thosha se nuk eshte shpallur fushata per zgjedhjet e presidentit. Dua te citoj kushtetuten, qe procedura per zgjedhjen e presidentit te ri fillon 60 dite perpara se te mbaroje mandati i presidentit, qe eshte ne detyre. Gjithsesi tani ne nuk mund te parandalojme opinione, apo disa politikan qe ne momente te caktuara mund te japim mendimin e tyre, persa i parket ceshtjes se presidentit. Mua nuk do te me dukej etike, qe gati gjashte muaj para te zhvillohet nje debat i tille, por gjithsesi une personalisht kembengul dhe i permbahem qendrimit politik, qe do te mbaje forca politike qe une perfaqesoj. Kuptohet qe kryetari i PD dhe strukturat e larta te partise besoj se,do te kene nje qendrim unifikues persa i perket zgjedhjes se presidentit te ri, por une do te deshiroja dhe shpresoja shume, qe figura e presidentit te ri te ishte nje figure politike e kompletuar dhe unifikuese, nje figure e cila do te kishte nje bekgraund politik te pasur. Keto potenciale nuk i mungojne PD, por gjithsesi ky do te jete nje vendim i PD, te cilin do ta respektoj. Ne kemi sot kandidatura ne PD, qe mund te jene te denje per postin e kreut te shtetit. Ne lidhje me emrin e zotit Nano, une nuk do te jepja nje opinion te prere, nese mund te ishte nje kandidat i mundshem apo jo. Mund te them se lobingjet nuk kane per te munguar per te mbeshtetur kandidate te caktuar dhe kjo mund te ndodhe ndoshta tek spektri i majte, sepse jam i bindur se nga ana e mazhorances se bashku me LSI, PR dhe PDIU, do te kemi nje mendim te unifikuar se kush do te jete presidenti. Te mos harrojme se, eshte kjo mazhorances, qe zgjodhi me pare presidentin Topi, ne nje kohe kur edhe numrat ishin pothuajse te pamundur per tu bere zgjedhja e kreut te shtetit, por ne arritem ta zgjedhim presidentin Topi, i cili ishte nje politikan nga e djathta. Por i meshoj faktit, qe ne baze te kushtetutes kjo mazhorance i ka numrat, per zgjedhjen e presidentit te ri dhe mendoj se kryetari Berisha dhe strukturat drejtuese te PD, do te bejne zgjedhjen e duhur ne momentin e duhur.

Prej disa muajsh eshte hedhur ideja per krijimin e nje partie te re nga Presidenti Topi pas mbarimit te mandatit te tij, mundesi kjo qe eshte lene e hapur edhe nga vete presidenti gjate nje interviste televizive. Mendoni se krijimi i kesaj partie te re do e demtonte mazhorances dhe a duhet te ndodhe?

Se pari, dua ta them troc fare, qe do te ishte nje gabim trashanik i madh, nese do te ndodhte nje gje e tille, jo vetem nga zoti Topi, por edhe nga te gjithe ish-funksionaret apo ish-deputetet, qe kane qene ne Partine Demokratike. Une i qendroj nje parimi shume te thjeshte, shume drejtues te larte te PD kane perfituar shume nga PD, te mos e harrojne kete gje, ndoshta dhe kane dhene dhe ata per PD, por po te besh nje analize te thjeshte, do te thosha me bindje se me shume kane marre nga partia sesa kane dhene. Fale kesaj mazhorance u be e mundur qe te kishim ate sukses ne zgjedhjen e presidentit, ne zgjedhjet e vitit 2007, por te mos harrojme se kemi edhe figura te tjera politike, qe kane qene si drejtues, deputete, ministra, dhe drejtues te larte te PD. Nuk duhet te harrojme, eksperiencen qe ka pasur PD, cdo figure e kesaj partie qe eshte shkeputur nga PD, me vone e kane kuptuar qe e vetmja rruge e drejte, eshte qe te jene prane saj dhe jane rikthyer, sepse shtepia e demokrateve eshte vetem PD. Une nuk jam dakord qe, per qejfmbetje te momenti, apo ceshtje interesash te vogla, qe nuk mund ta gjeje veten nje politikan, zgjidhja e mire nuk do te ishte shkeputja nga kjo force politike dhe te krijohej nje force tjeter politike, me qellimin e vetem per te demtuar PD. Une nuk mund te them nese do te ndodhe nje situate e tille dhe nese mund ti sjelle deme PD, kjo mbetet per tu pare. Gjithsesi e sigurt eshte se demi nuk do te jete ndonje fatalitet i madh. Fakti ka treguar se, cdo shkeputje qe ka ndodhur duke u krijuar nje force e re politike, si fraksion i PD, numrat e kane treguar se votat e marra nga ajo parti, te perkthyera ne deputet kane qene aq te vogla, per te mos thene te paperfillshme. C'ka ka sjelle me vone nje rrudhje, nje tkurrje, te asaj force politike dhe kane kerkuar rikthimin ne PD. Arsyetimi i nxehte ne kete moment nuk eshte se i sherben per mire as PD, por as vete personave qe mund te kene nje ide te tille. Kjo do te thote qe pas disa kohesh te jeni te sigurt se, kur te behet nje kthim pas, do te kete argumente per tu rikthyer ne PD. Cdo politikan duhet te jete i matur per te marre nje vendim te tille, sepse ky vendim ne keto momente mund te sjelle edhe pasoja qe mund ta agravojne me tej situaten politike, sepse synimi i kesaj mazhorance eshte te fitoje zgjedhjet e vitit 2013. Te gjithe te djathtet, qe deri dje kane qene ne tepsine e embelsires dhe kane ngrene nga embelsira e PD, tani nuk mund te thote se kjo eshte nje embelsire e kripur dhe nuk vlen me. Kur deri dje kjo embelsire ishte e preferuar dhe nje dite te bukur ata thone se PD behej e hidhur si embelsire, kjo nuk eshte nje gje normale. Po te kthesh koken pas dhe te hedhesh nje sy ne festen e fundit te PD, do te shikoje aty qe per 20 vjet kishte figura qe kane dhene shume me shume per PD, kane vlera dhe nuk kane marre shume prej saj, kur ata mund te ishin ne vendin e shume prej atyre qe jane sot ne PD dhe mbajne poste te rendesishme, serish ata vazhdojne te militojne dhe te japim per PD dhe nuk e sulmojne asnjehere partine e tyre. Keshtu qe PD nuk duhet pare si ajo lopa qe ta shikojme vetem per ta mjele dhe per te pire qumeshtin e saj, nje dite te bukur kur nuk pelqejne dicka thone se ky qumesht nuk ju pelqen me, se jane ngopur prej saj dhe duan nje lope te re. Kjo eshte e pa pranueshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›