E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Investimet ne rruge, nga qendra ne periferi Sonila Isaku

Nderhyrjet ne infrastrukturen rrugore, ne rrjetin e kanalizimeve, si dhe ne ate te zgjerimit te hapesirave te gjelberta, do te jene ne fokus te punes se Bashkise se Tiranes, ne muajt ne vijim. Kryetari i Bashkise, thas e investimet nisin me rehabilitimin e rruges "Gramoz Pashko" dhe te zones perreth, per te vazhduar ne disa segmente te tjera rrugore, jo vetem ne afersi te qendres por edhe ne periferi. "Zhvillimi i infrastruktures se qytetit dhe rikthimi i saj ne parametra europiane, jo vetem me asfalt, po me kanalizime, me zhvendosjen e shtyllave elektrike nen toke, me ujesjellesin, me rrugen me parametra europiane, me trotuar dhe gjelberim, eshte projekti qe inaugurojme sot, ne rrugen "Gramoz Pashko", - tha Lulezim Basha, kryetar bashkie. Ky i fundit nuk ka harruar te permende edhe situaten ne te cilen kane jetuar banoret e zones gjate gjithe kesaj kohe. "Imagjinoni banoret, qytetaret qe jetojne prej dhjetera vitesh ne kete gjendje. Eshte nje projekt plotesisht i merituar per banoret e Njesise Bashkiake nr.2, per qytetaret e Tiranes, te cilet, ndonese jetojne ne nje rreze jo me shume se 800 metra ajrore nga Sheshi "Skenderbej", jetojne ne kushtet qe nuk i bejne nder as fshatrave me te izoluara te Shqiperise", - tha Basha. Nga ana tjeter, kryebashkiaku u shpreh se te gjitha investimet do te mbyllen me buxhetin e miratuar, deri ne pranveren e vitit 2013. Nderhyrjet ne blloqet e banimit, per te permiresuar jeten e komunitetit, do te jene prioriteti kryesor. "Tashme, - tha Basha, - kane perfunduar te gjitha projektet e munguara nder vite, dhe shume shpejt ato do te konkretizohen." Nderkohe, sipas tij, vetem gjate javes se ardhshme do te nisin punimet edhe ne 5 rruge te tjera. Kurse ne total, do te jene 47 segmente rrugore, qe nje pjesen e tyre kane nisur punimet, dhe pritet te perfundojne ne pranveren e vitit te ardhshem. "Ky eshte fillimi i sezonit te punimeve publike te Bashkise. Pas nje pergatitjeje disa mujore te projekteve qe mungonin, pas procedurave transparente te prokurimit, qe kane sjelle vlera reale dhe kursime ne tendera te Bashkise se Tiranes, projekti i sotem hap siparin e investimeve publike. Bashkia e Tiranes me buxhetin saj per vitin 2012, sic e ka miratuar ne konsultim me keta banore kudo ne Tirane, do te financoje plot 47 segmente rrugore dhe 12 blloqe banimi", - shtoi Basha. Sipas te dhenave, punimet ne rrugen "Gramoz Pashko" do te shtrihen ne nje gjatesi prej 1 kilometer, dhe per te gjitha nderhyrjet do te investohet nga bashkia. Sipas Bashes, ky eshte nje nga projektet me te shtrenjta qe financon bashkia, i cili kap vleren e 70 milione lekeve. Rruga "Gramoz Pashko" lidh rrugen "Dajti" me rrugen "Arben Broci" (ne hyrje te Qytetit Studenti). Nderhyrja parashikon ndertimin e rruges me gjeresi 10.5 m, me 2 vija kalimi dhe parkim ne njerin krah. Rruga do te kete trotuare ne te dy anet, me gjeresi 3 m, rrjetin e plote te ujesjellesit dhe kanalizimeve, ndricim rrugor ne dy anet e rruges si dhe do te mbillen 270 peme pergjate rruges.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›