Nuk do te kete mungesa te ilaceve

Spitalet nuk do të kenë më mungesa medikamentesh pasi buxheti për shëndetësinë vërtet nuk është i bollshëm por as aq i mangët sa të krijojë mungesa të këtyre medikamenteve.
Kështu është shprehur ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo gjatë inspektimit të punimeve të spitalit Rajonal në Shkodër.
Sipas ministrit Tavo është bërë ndryshimi i Ligjit të Prokurimeve për të eliminuar vonesat në organizimin e tenderave për blerjen e ilaceve i cili do ta ushtrojë efektin e vet në 1 janar të vitit të ardhshëm.
Nga Shkodra ministri i Shëndetësisë i dha përgjigje edhe pikëpyetjeve që janë ngritur për numrin e vdekjeve foshnjore brenda një muaji në maternitetin “Koço
Gliozheni” në Tiranë.
Deklarata e Ministrit erdhën pas inspektimit te punimeve për rikonstruksionin e spitalit rajonal në Shkodër, i cili do të ofrojë standartet më të larta të shërbimit dhe pajisjeve shëndetësore për të gjithë zonën e veriut të Shqipërisë.