E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Inxhinieret e rinj 6 me te miret punesim ne bashki

Gjashte studentet me te mire te Inxhinierise ne Universitetin Politeknik te Tiranes Basha i merr ne pune ne Bashkine e Tiranes ndersa deklaron nisjen e stazhit brenda dhjetorit u kerkon studenteve te behen pjese e planit rregullues te Tiranes

Gjashte inxhiniere te rinj pas mbarimit te studimeve ne Universitetin Politeknik te Tiranes kane siguruar punesim ne Bashkine e Tiranes. Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha ka marre pjese dje ne ceremonine e diplomimit te inxhiniereve te Universitetit Politeknik te Tiranes nga ku ka deklaruar studentet me te mire te universitetit politeknik do te punesohen ne Bashkine e Tiranes dhe njezet te tjere nisin stazhin brenda dhjetorit. Po keshtu kryebashkiaku Basha ftoi studentet te kontribuojne per Planin Urbanistik. Kreu i bashkise foli dhe per projekte te tjera te medha qe ka Bashkia si krijimi i Parkut Teknologjik qe do tu jape mundesi te gjithe inxhiniereve te rinj qe te ushtrojne njohurite e tyre si dhe te kene mundesi te zhvillohen.

Takimi

Gjashte studentet me te mire te gjashte fakulteteve qe sot dje marrin diplome master i pret nje vend pune ne Bashkine e Tiranes. Brenda 15 dhjetorit 20 studentet me te mire te cdo fakulteti i pret nje vend stazhi me nje pagese minimale prej 100 mije lekesh te vjetra por me nje gjatesi 3-6 muaj ne Bashkine e Tiranes dhe ne institucionet e varesise dhe per te gjithe te sapodiplomuarit e tjere qe ndodhen sot ne kete salle ju jap fjalen se brenda 1 marsit te vitit te ardhshem do ngreme programin e stazheve do te jete i instaluar plotesisht dhe gjithsecili prej jush qe zgjedh deshiron te kryeje stazh pune 3-6 muaj ne institucionet publike apo private. Po keshtu do te kete nje mbeshtetje financiare simbolike prej 10 mije lekesh te reja nga Bashkia e Tiranes ne bashkepunim me institucione te tjera qe do i bashkengjiten programit tone te stazhit-tha Basha.

Projektet

Sakaq kryebashkiaku perseriti nje nga premtimet kryesore per ngritjen e nje Parku Teknologjik ku Bashkia e Tiranes do te beje te mundur qe ju te nisni sipermarrjen tuaj per te vene ne jete dijet qe keni marre dhe per ti bere ato sa me kompatibel me tregun e punes ndertim software programesh hardware eksplorim te teknologjive me modern bashkepunim me koleget tuaj kudo ne Evrope. Per kete Basha tha se ndertimi i parku brenda vijes se verdhe te qytetit te Tiranes do ju ofroje hapesiren fizike si dhe subvencione te mjaftueshme per te ndertuar laboratoret tuaj dhe per te nisur punen tuaj ne formen e nje kompanie te vogel apo te mesme ne bashkepunim me njeri-tjetrin apo me sektorin privat ne menyre qe ky thesar qe ju perfaqesoni sot ne formen e burimeve njerezore te shkolluar me standardin me te larte ne teknologjine e informacionit neser te jete nje frute i lakmueshem ne tregun kombetar dhe nderkombetar. Per hartimin e studimeve te detajuara per zona te vecanta te qytetit tone apo aspekte te vecanta te qytetit sic eshte infrastruktura e re qe nga Unaza e Madhe dhe perfundimi i saj tek trami stacioni i ri i trenit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›