E Diel, 1 Nëntor 2026

Retro/Press: Vrejtje mbi poezit popullore shqyptare

P.Gjeçi

Ndiesija e së bukurës, në popullin shqyptar, paraqitet shum e shvillueme. Mund të duket çudi si nji popull, i shtypun aq prej jetës, të ket ruejtun të pacenuem, jo vetun virtytet e nalta e thjeshtësin e shpirit, por sidomos, hovin të dhanunin virgjinuer kah nji botë ma ideale, ma poetike. Megjithëkëtë duhet theksue, se populli i jonë kishte nevojë, ma fort se çdo popull tjeter, të largohej s’paku per do çaste, nga realiteti i ashper, dhe t’arratisej kah sfera e naltë e fantazis ma të vrullshme në krijime e perfitime poetike.

E këndej nxjerrë origjinen gjith aj vajzar poezish së ndryshem epike, dashunore, qi mjerisht deri sot nuk asht zbulue krejt, prandej as shfryzue si duhet prej studiuesve t’onë shqyptarë. Megjithëkëte dhe prej atyne kangëvet e raspodive, qi kemi perdore, mund të vrehet kjartas madheshtija e popullit t’onë nder zakone e paraqitje të ndryshme, fuqija e tij e pashoqe per shllime të nalta e shprehje të lumtuna e shpesh të mrekullueshme. Dhe po të largohemi per nji çast nga populli shqyptar, vetun tue u mbshtetë mbi kangët, qi aj ka prodhue gjatë kohësh, do t’u bindeshim para nji perspektive mahnitese të jetës s’onë ma intime nder male, fshatra, e qytete.

Nenkuptohet se realiteti ka psue ndryshime nga poetët t’onë qytetarë e fshatarë, por duhet pohue, se gjithëkëto ndryshime pajtohen krejtësisht me frymen e ambjentin, prej kah burroi poezija.

Poezija e qytetevet permblidhet zakonisht nder kangë të shkurtra të nji subjekti dashunuer, dhe veprimi shtrihet në nji rreth fare të ngushtë, në nji atmosferë të mydhtë e të pandriçueme mirë. Mungojnë, ma të shumtën fluturimet guzimtare, përshkrimet e gjalla e të prekëshme, ndjesit e turrshme, qi vrehen aq dendur në poezin e maleve. Nga plogështija, monotonija e përditshëme e jetës qytetare bredhet nder kanget e ndryshme nji melankoni randuese, gati nji frymë i trazuem per ngjarjet e ndryshme të jetës.

Nga vargjet e ambla, përkëdhelëse, spikatë e pervejtun jeta romantike sentimentale, qi zhvillohet mbrenda muresh, pa ushtimë të madhe, pa jeh teper larg kumbuer.

Në nji botë të tillë ndeshin ma shume të zbeta per të krijue se fatosa dhe profilet e vashave na paraqiten teper të zbeta per të krijue type heroinash.

Megjithëkëtë nuk asht e thanun, se preferenca qi u epet poezive të nji subjekti dashunuer, të lajë në njenën anë kangët e trimënies e të heroizmit. Asht nji konstatim i thjeshtë praktik se jo vetun nder male, por në çë do qytet të Shqyptaris, thethitet nji frymë e vokët ndjesish burrnore. Por jeta shqyptare e qyteteve, n’a paraqitet nder poezi popullore, si nji kvader shum u nuancuem ngjyrash, na kumbon si nji jeh i disa tingujve të tretun e të gjuumtun. Ndoshta shka thamë ma sypri mshehë burrimin e vet thellë në të kaluemen t’onë, por e vërteta mbetet se melankonija shquhet si notë mbizotëruse nder kangët e ndryshmë qytetare.

E këta nuk vërehet nder rapsodit e poezit erotike malsore. Nder malet t’ona kanë mbetë të pa shueme guzimi e forza. Jeta pertrihet me nji pasuni të pashterrueshme trajtash, e hovi, qi gufon nga thellësija e gjithshkafes, nuk gjen pengime rasti në boten primtive malsore.

Prandej del e pakuptueshme, e pamundshme ligshtija shpirtnore, melankolija dermuese. Nga prodhimi poetik malsuer pjesa erotike asht pothuajse e panjoftun per njerzit e letrave, pse ende e lanun në mëshirën e kohës. Megjithëkëtë nuk mund të thohet me siguri, se asnji letrar i kujdesshëm nuk ka ba kerkime sistematike. Por deri sa mos të shifen të botueme kangët e sypertreguem, kurrkush nuk mund të bajë shqyptime e pohime ma të tejshme.

Asgjamangu shum shprehëse per shpirtin e popullit shqyptarë, janë raspodit e ndryshme, qi perkrah permbajtja mund të grumbullohen nder cike mjaft të pasuna.

Nji studim estetik e psikologjik nuk asht ba deri tashi rreth këtyne rapsodive, me gjithë se do të na vynte mjaft të ndriçue shum pika të errta të historis s’onë e ndoshta do të kontribuonte per kanalizimin e rrymëvet të ndryshme letrare, shpesh në kundërshtim në mes vetit, të letratyrës së re shqyptare.

Un per veti, prej gjith atij vizari, ende të pa shfrytëzuem, nuk mund të rrij pa permendë, së paku, ftyren madheshtore të Tanushës së Krajlit, njashtu si gjindet e projektuem në dhomen e errët të Gjeto Basho Mujit. Pse në Tanushen, së bashku me pershkrimin e nji vashe ideale, kemi të përmbledhuna të gjitha bukurit e rralla të natyrës shqyptare.

Tanusha e Krajlit pre Kotorreve të Reja më duket se shpirtzohet në marë dhe na rreth gjithkah pa na lanë t’i hikim magjis së sajë fuqi plotë.

Me gjith krahasimet aq të shperdame e të guximshme, personaliteti i Tanushës mbetet para nesh i pacenuem, i pa disitigruem.

Këta rrjedhë siguri nga pershtashmenija e bindëshme e krahasimeve të zgjedhuna. Asht per tu çmue, e per t’u qitë në shesh fantazija e flakët, intuita e prehët e fryma gjeniale e rapsodit shqyptar, i cilli tue i a rrëmbye fiskajen pullumbave, na ka nxjerrë vashen ma ideale, qi ka këndue deri më sot lirika shqyptare.

E mbi këtë, mandej, per ti dhanë dukjen e nji hijeshie fare origjinale, ka bredhë dritën e argjantë të hanës, në të prenduemun, ka lëshue rrezet e diellit, mbas nji shiut të hirëshem.

Un nuk dij në se mund të gjindet nji idealizim ma konkret i nji femne; e gjithëshka nuk ka si të shpjegohet ndryshej, veç tue pohue se në popullin shqyptar gufon nji rrymë e nji sensualiteti të freskët e të vetvetishem, nji rrymë e nji realizmi të thellë e të kthiellë qi projekton hijen e vet prej jetës në art.

Nga përshkrimi i idealizuem i Tanushës s’mund të nxjerrim se në popullin t’onë gjindet nji fuqi sublimimi, prandej, si pasojë, nji fuqi lartësimi, nji deshir permiresimi.

Mora Tanushen si shembull ma të spikatun, por mund të siellen shembuj edhe ma të shumëtët per të provue shkembimet e marrdhaniet e ngushta në mes të poezis e jetës shqyptare. Asht krejtësisht e kjartë se vetun nga poezija popullore mund të kthiellohet individualiteti etnik i popullit t’onë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›