Mbi bullgarët e Shqipërisë
Nga Algert Skënderi
Në Shqipëri ka 300 mijë bullgarë, por në shkallë të ndryshme janë të asimiluar, kjo është deklarata e historianit Bozhidar Dimitrov, një ish ministër dhe momentalisht drejtor i Muzeut Kombëtar të Historisë në Bullgari. Ai shpjegoi se bëhet fjalë për popullatën e vjetër bullgare që nga koha kur shteti bullgar ishte i shtrirë në gjithë Ballkanin. “Në shekullin e 13-të, vendi ynë humbet kontrollin mbi këto toka, por popullsia mbetet. Ne mund të kontrollojmë me lehtësi se sa bullgarë ka në Shqipëri, nëse nesër njoftohet se do të jepet shtetësi bullgare brënda 24 orëve për atë që deklaron se ai është një bullgar etnik, atëherë unë jam i sigurt se do të behen më shumë se numri i tyre i vërtetë, nga 300 mijë do të jetë rreth 1,5 milionë “, tha Dimitrov për agjensinë e lajmeve Fokus kohë më parë.
Tani që çdo ditë e më shumë në Shqipëri po afrohet regjistrimi i popullsisë, në Bullgari shtohen debatet për komunitetin bullgar këtu dhe jepen shifra nga më të ndryshmet, gjë që e çon komunitetin bullgar gati sa gjysma e popullsisë së Shqipërisë. Të habitur gjithmonë më pyesin për vërtetësinë e këtyre lajmeve miq të mij Goranë të Bullgarisë, por që atje njihen me emrin Pumak.
Pumakët kanë qenë gjithmonë populli më mik i shqiptarëve, sepse në të gjitha etapat i ka bashkuar e njëjta kauzë. Pasi janë një popullsi autoktone ballkanase dhe jetojnë kryesisht në Trakën e vjetër.
Gjatë perandorisë së parë bullgare, e ardhur nga Mongolia nën drejtimin e Asparukh Khanit në vitet 680/681, Trakia dhe shumë mbretëri të asaj kohe pushtohen. Në ato vite vijnë dhe misionarët e parë arabë muslimanë në rrugë detare nëpërmjet Qipros, dhe shumë nga popullsia vendase qoftë e Qipros apo qoftë e Trakisë kthehen në muslimanë. Kështu, nën sundimin e khanëve popullsia vendase ka religjione nga më të larmishmet siç vërtetohet dhe nga letërkëmbimet 2 shekuj më vonë midis Boris Khanit të parë (Khan 852-889) dhe Papës Nikolo i parë (Papë 858-867). Boris Khan në atë kohë dhe pse ishte prijës nuk quhej Car, por Khan, sepse nuk kishin shumë kohë që bullgarët kishin zbritur nga malet e Mongolisë. Mes letërkëmbimit të këtyre të dyve gjenden letra ku Papa veç të tjerash e qorton Boris Khanin që sapo ishte bërë i krishterë me emrin Mihail (i pari nga khanet i kthyer në të krishterë) të mos lërë më predikues arabë të cilët kanë hapur islamin në popullatën e perandorisë bullgare dhe t`i përzerë të gjithë pasuesit e kësaj feje.
Kështu fillon dhe gjenocidi i parë ndaj kësaj popullate e cila ishte autoktone dhe për të mbijetuar u shpërnda nëpër malet e perandorisë bullgare ku pjesë e së cilës ishin dhe trojet shqiptare. Shumica e tyre ngelet nëpër malet e Rodopeve, që shtrihen në gjithë bullgarinë jugore dhe në një pjesë të greqisë veri-lindore. Në trojet shqiptare kjo popullsi shtrihet kryesisht në Gollobordë dhe në malin Sharr, që ndahet mes Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Në fshatrat e këtij mali në Maqedoni, janë gjetur dhe shkrime fetare islame që datojnë shekuj para perandorisë osmane. Fakt është se pumakët në të gjitha malet e Ballkanit ku ndodhen kanë të njëjtën traditë dhe të njëjtin dialekt të sllavishtes, dhe që ndryshon nga bullgarishtja.
Përpjekjet e pumakëve për te pasur shtet kur po binte perandoria osmane u realizuan në 1878 me krijimin e republikës Tamrash, por shumë shpejt republika ra me zgjerimin e bullgarëve të cilët ishin të favorizuar nga rusët duke bërë kështu gjenocid mbi popullsinë pumake. Zona ku shtrihej republika Tamrash e pumakëve përbente afro 40% të territorit të Bullgarisë së sotme.
Bullgaria mbasi fitoi pavarësinë, luftonte për të zgjeruar territorin e saj duke dashur të kishte përsëri perandorinë e dikurshme. Por pumakët të ndihmuar dhe nga shqiptarët mbronin republikën e pumkëve Tamrash. Kjo është dhe arsyeja që nëpër malet e Rodopit janë me mijra persona shqiptarë të cilët kanë mbiemrin Arnaudov. Vetëm në facebook po te kërkosh nuk ja gjen dot fundin listës së mijra personave që dalin me këtë mbiemër, por shumica me emra bullgare pasi komunizmi ndalonte çdo emër që nuk ishte i krishterë. Dhe me e keqja është se në regjistrimin e para 4 muajve në Bullgari këta shqiptarë të mbetur atje janë të regjistruar si bullgarË pasi nuk njihej në formular kombësia shqiptare, por kjo është një temë tjetër dhe nuk është ky qëllimi i shkrimit.
Ne 1912-1914 pati një tjetër gjenocid mbi këtë popullsi, duke e konsideruar popullatën si mizore dhe turke (njësoj siç bënte Greqia me çamët. Por bullgarët duke ndjekur e vrarë këtë popullsi, depërtuan edhe në qytete si Pogradeci, Elbasani dhe Dibra. Shqiptarë e goranë së bashku, luftuan kundra bullgarëve duke mbrojtur vendin tonë.
Gjatë viteve 1948-1952 pumakët u shpronësuan dhe në masë u detyruan të largoheshin nga malet e Rodopeve duke i shpërndarë nëpër Bullgari, duke i lënë pa të drejta për t’u bërë anëtarë të qeverisë apo zyrtarë.
Në 40 vite komunizëm, diktatori Teodor Zhivkov, nxjerr ligje që ndalonin çdo fe e cila nuk është fe bullgare dhe çdo veshje apo gjuhë e cila nuk është bullgare, gjithashtu dhe emrat të cilët nuk janë bullgar duhet të ndërrohen. Kush nuk ishte dakort me kete vendim ishte i lirë të ikte jashtë vendit ose të burgosej. Keshtu ndodhi që Turqia hapi dyert për mbi 800 mijë pumakë në vitet `70 sipas statistikave zyrtare turke. Pjesës që mbeti në Bullgari, ju ndryshuan emrat e tyre dhe emrat e mbi 2000 fshatrave, madje edhe emrat e varreve që nuk ishin emra bullgarë ortodoks u hoqën. Kjo ndodhi sepse Zhivkov ndjente rrezikun se me rritjen demografike që kishin pumakët ndaj bullgarëve shumë shpejt ata do rikërkonin republikën e tyre Tamrash ose do ishin shumicë ne Bullgari.
Duhet të binte komunizmi, dhe në 29 dhjetor të vitit 1989 pumakët vërshuan në sheshin e Sofjes duke kërkuar rikthim te emrit të tyre, gje që më vonë u miratua me ligj, por të shpërngulurit në Turqi nuk u kthyen më. Edhe pse ju kthye me ligj emri i vjetër musliman, vetëm pumakëve që mbajnë emrin ortodoks mund t’i ketë vlerë diploma që kanë marrë gjatë komunizmit, ndryshe nuk gjejnë dot punë pasi diploma nuk ka vlerë, e jo më të zënë vend në administratë. Pra vazhdon propaganda që këtë popullsi ta asimilojnë, dhe nuk i është kthyer e drejta e emrit 100%.
Por duket se edhe mbas hyrjes së Bulllgarisë në Bashkimin Europian, keqtrajtimi i kësaj popullate të padëshiruar në Bullgari vazhdon ende duke i konsideruar ata si një fatkeqësi natyrore. Aktivistë të partise Ataka, një parti nacionaliste bullgare në 20 maj 2011 (pra 5 muaj përpara),duke mbajtur edhe parrulla nëpër duar se nuk kanë vend pumakët në Bullgari, të veshur me rroba të zeza dhe të pajisur me shkopinj e hekura nëpër duar, sulmojnë pumakët në qendër të Sofjes brenda në xhami në kohën e faljes pasi ishte ditë e premte, dhe kjo ishte një protestë e lajmëruar më përpara në polici. Si pasojë, pati disa pumakë të plagosur me fraktura dhe me plagë të rënda, ndërkohë që u dogjën tapetat e xhamisë. Nuk mund të numëroj incidentet që ndodhin ç’do muaj në mbi 1,267 xhamitë e Bullgarisë nga ana e nacionalistave bullgarë të cilët vizatojnë në ç’do xhami kryqa dhe shkruajne mure
