Retro/Histori: 21 tetor 1790 Lamartine
Alphonse Marie Louis de Prat de Lamartine, shkrimtar, poet dhe politikan francez, u lind më 21 tetor 1790 në një komunë të vogël të Burgundisë. Familja e tij ishte pjesë e fisnikërisë provinciale franceze dhe ai e kaloi rininë në këto mjedise. U bë i famshëm për poemën e tij pjesërisht autobiografike Liqeni. Lamartine kishte një përdorim mjeshtëror të formave poetike të frëngjishtes. I rritur si katolik i devotshëm, ai u bë panteist. Lamartine ishte një prej protagonistëve të themelimit të Republikës së Dytë: ai u takua me deputetët republikanë dhe gazetarët në Hotel de Ville për të arritur një marrëveshje për qeverinë e përkohshme. U zgjodh për të shpallur Republikën në formën tradicionale në ballkonin e hotelit. Gjatë jetës së tij politike u priu përpjekjeve për heqjen e skllavërisë dhe dënimit me vdekje.