E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha: Ja pse bëra koalicion me Kryemadhin

Një prej pyetjeve që iu drejtua kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme në një bashkëbisedim me gazetarët ishte lidhur me një akuzë të kryeministrit Edi Rama. A ishte koalicioni me Kryemadhin në fakt një marrëveshje e fshehtë e Berishës dhe Presidentit Meta në mënyrë që në të ardhmen të marrin kontrollin e Drejtësisë? Basha tha se qëllimi i tij si kryeministër është të mbajë duart larg Drejtësisë dhe ta lërë atë të bëjë punën e vet me politikanët e korruptuar.

“Reforma në Drejtësi ka ngelur në vend numëro për shkak të frikës së Ramës nga Drejtësia, 25 prilli do jetë data kur do vijë një kryeministër si unë, që do i heqë duart komplet nga Drejtësia, të merret vetë ajo për krimin e korrupsionin.

Larg duart nga drejtësia, është një nga shtyllat ku unë besoj. Problemin në drejtësi e shkaktoi Edi Rama, politika. Rama është shkaku kryesor i zvarritjes së Reformës në Drejtësi, është ora kur politikanët e lidhur me krimin do t’ju tunden prangat e drejtësisë së pavarur,” tha Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›