E Enjte, 5 Nëntor 2026

PD, u la jashtë listave, jep dorëheqjen numri dy i FRPD

Në PD kanë nisur pakënaqësitë e para pas listës së Lulzim Bashës mbrëmë. Lisandër Hoxha ka dhënë sot dorëheqjen si zv.kryetar i FRPD-së dhe si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.

‘Në 4 vitet e fundit FRPD u kthye në strukturë inegzistente. Nuk u zhvilluan konsultime për përfshirjen e të rinjve të FRPD-së në lista. Asnjë transparencë në përzgjedhjen e kandidatëve nga komisioni ‘Marku-Ruli’. Nuk na u dha mundësia për të shprehur mendimet tona brenda PD.’- ka thënë Hoxha. 

Gjithashtu ai ka shtuar se “Në procesin e punës së tyre, figura të spikatura të PD nga Tropoja dhe Saranda u përballën me një fenomen zhvlerësues aspak të nevojshëm, vetëm 6 muaj para zgjedhjeve…Paqartësia e kësaj nisme dhe produkti i saj duhej të ishte objekt analize dhe diskutimesh në organet më të larta të PDSH, si Kryesia dhe Këshilli Kombëtar”,- shkruan Hoxha në letrën drejtuar Bashës”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›