E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Jam entuziast por pres vendimin e Kolegjit Zgjedhor

Kandidati demokrat flet si fitues Do ta cojme Tiranen perpara

Kandidati i mazhorances per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha foli dje si fituesi i zgjedhjeve per kryeqytetin nisur nga fakti se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka nxjerre ate me 81 vota me shume se kandidati kundershtar Edi Rama. Me nje rezultat ne favor te tij Basha u shpreh se ndihej entuziast dhe se ne kete menyre ndiheshin edhe mbeshtetesit e tij te cilet kishin bere qe ai te kryesonte kete moment te gares elektorale. Tashme duket qarte se ka shume entuziazem dhe une pse tua fsheh nuk jam jashte kesaj atmosfere. Rezultati i shpallur mbreme tregoi se 81 bashkeqytetare me shume votuan per mua deklaroi Lulzim Basha por shtoi se per entuziazmin final ai do te priste edhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor per rezultatin ne kryeqytet. Ne kete kuader ai theksoi se puna per transformimin e Tiranes do te niste pasi rezultati final i ketyre zgjedhjeve te kalonte edhe hallken e fundit qe ne kete rast mbetet te jete Kolegji Zgjedhor. Procesi duhet te vazhdoje ne perputhje me ligjin dhe me besim te plote tek institucionet. Dhe pasi te jene shqyrtuar te gjitha kerkesat nga te gjitha palet do te kryhet certifikimi perfundimtar i rezultatit. Me pas ne te gjithe duhet te bashkohemi per ta cuar Tiranen perpara deklaroi Basha dje nga selia e PD-se. Sipas tij entuziazmi i qytetareve te Tiranes ne kete faze te procesit ishte i perligjur pasi Basha theksoi se tashme ne vend po behet nje lloj i ri politike vendore. Une besoj se ne ndryshuam menyren se si funksionon politika ndryshuam perceptimin e asaj se cfare do te thote te jesh zyrtar i zgjedhur deklaroi Basha. Por sipas tij te gjitha te mirat qe solli ky proces paten ne thelb numerimin e cdo vote te hedhur nga qytetaret si nje e drejte e pamohueshme dhe si zera qe nuk mund te refuzoheshin te degjoheshin. Nga ana tjeter Basha gjeti rastin ta konsideronte procesin e votimit dhe te numerimit ne zgjedhje si te drejte transparent dhe i sakte. Po keshtu kandidati i mazhorances deklaroi se tashme ishte momenti i institucioneve te flisnin dhe ne kete kuader ai i ftoi te gjithe qe ne kete moment te reflektonin ne lidhje me menyren demokratike ne te cilen keto institucione vepruan. Por e ashper ne deklaratat e saj u shfaq dje kryetarja e mazhorances ne Keshillin e ri Bashkiak te Tiranes zevendesministrja e Integrimit Jorida Tabaku. Sipas saj kundershtari i Lulzim Bashes ne gare Edi Rama nuk do qe zeri i qytetareve te degjohet dhe per kete arsye ka kerkuar te pengoje vazhdimisht procesin e numerimit te votave qe ndermori KQZ-ja. Sipas saj ky lloj qendrimi i Rames ishte kanibalizem nisur nga fakti se ai disa njerez i konsideronte te pavlere ndersa te tjeret jo. shte kanibalizem te akuzosh akuzosh dhe akuzosh pa fund dhe pa baza duke hedhur balte dhe dyshime mbi nje proces qe ishte me transparenti deri me tani. shte kanibalizem qe te perdoresh gjuhe kercenuese te bllokosh rruget dhe te rrethosh institucionet ne perpjekje per ti demtuar ato dhe imazhin e vendit deklaroi Tabaku. Sipas saj votat jane numeruar ne emer te ligjit dhe te Kushtetutes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›