Bushati Hapa prapa drejt BE. Bumci Do te kemi ecje perpara
Socialistet dhe demokratet ndahen thellesisht tashme jo vetem per rezultatin e zgjedhjeve ne Tirane por edhe per sa i perket impaktit qe do te kene keto zgjedhje ne raportet mes Shqiperise dhe Bashkimit Europian. Perfaqesuesit e Komisionit te Integrimit Europian shprehin pikepamje te ndryshme nese zgjedhjet lokale te 8 majit ishin nje sukses per sa i perket ecjes perpara me procesin e integrimit apo nje hap mbrapa dhe nje shans i humbur. Ne nje prononcim per Shqip deputeti i PS-se ne Komisionin e Integrimit Ditmir Bushati thekson se tjetersimi i vullnetit popullor ne tavoline dhe kthimi i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne nje vegel te Kryeministrit Berisha sjellin nje kthim dramatik mbrapa per sa i perket demokratizimit te vendit dhe aspiratave per ne BE. Sipas Bushatit ne rast se ky kanibalizem nuk ndalet atehere Shqiperia nuk do te arrije dot te marre statusin e vendit kandidat kete vjeshte. Anulimi i vizites nga ana e Presidentit te Komisionit Europian Barroso qendrimet e BE-se te shprehura nga Baronesha Ashton apo zedhenesja e Komisionerit te Zgjerimit Fule apo qendrimet e BE-se brenda kuadrit te Trojkes si dhe ato qe priten te miratohen ne takimin e pervitshem te Keshillit te Stabilizim-Asociimit te 18-19 korrikut 2011 jane ilustrimi me i qarte i pikes kritike ne te cilen ndodhet Shqiperia - argumenton Bushati. Nga ana tjeter deputeti i PD-se anetar i Komisionit te Integrimit Aldo Bumci shprehet se demokratet jane te bindur se zgjedhjet lokale te 8 majit do te jene nje shtyse per avancimin e marredhenieve BE-Shqiperi. Ne lidhje me zgjedhjet ne kemi besim se ato do te jene nje shtyse per marredheniet Shqiperi-BE dhe nuk do te jene pengese per marredhenien tone - thekson Bumci.