Rama: Voto 5, PS e vetmja rrugë drejt Shqipërisë 2030

TIRANË, 15 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste u bëri apel sot sërish qytetarëve të votojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.
Rama ndau në një postim në rrjetet sociale simbolin e dorës, e zgjedhur nga Partia Socialiste për të treguar renditjen në vendin e pestë në listën e subjekteve politike që garojnë për zgjedhjet e 11 majit.
Rama thekson se e vetmja rrugë drejt Shqipërisë 2030 është Partia Socialiste.
“Voto 5 sepse e vetmja rrugë drejt Shqipërisë 2030 është e jona, e imja, e Partisë Socialiste dhe edhe e jotja, për familjen tënde e për Shqipërinë tonë”, shkruan Rama.