E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria administron pamjet filmike me vrasjen e Aleks Nikajt

TIRAN - Grupi hetimor i prokurorise se kryeqytetit qe po punon per zbardhjen dhe identifikimin e autoreve te vrasjes dhe plagosjes me arme zjarri te demonstruesve te 21 janarit siguron pamjet filmike ku duket qarte momenti qe i solli vdekjen viktimes se katert te Gardes lezhjanit Aleks Nikaj.


Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes sipas te cileve me ndihmen e nje televizioni privat jane siguruar pamjet filmike ku identifikohet vendi ku ndodhej viktima Nikaj ne momentin qe eshte qelluar me arme zjarri ne koke.


Prokuroret e ceshtjes kane administruar pamjet filmike te regjistruara nga nje televizion lokal ne Tirane ku duket qarte momenti ku shtetasi Aleks Nikaj goditet nga nje plumb ne koke. Nga shikimi i pamjeve me xhirim te ngadalesuar eshte arritur te identifikohet vendi ku ndodhej ne momentin e goditjes. Sipas ketyre pamjeve Nikaj ka qene i shoqeruar me tre shoket e tij tashme te identifikuar dhe pyetur te cilet ndodheshin ne mes te shetitores se bulevardit Deshmoret e Kombit konkretisht perballe portes dy te hyrjes ne Keshillin e Ministrave dhe cepit te Gjykates Kushtetuese.


Nga keto pamje Nikaj duket qarte ne momentin qe rrezohet me shpine pasi ishte kthyer me fytyre nga kryeministria ku ka marre plumbin ne koke vetem pak milimetra nga balli - thuhet nga prokuroria.
Me ndihmen e ketyre pamjeve hetuesit e cesht


jes kane bere edhe piketimet ne vendin e ngjarjes per te sqaruar pozicionin e secilit edhe me ndihmen e eksperimentit te ngjarjes. Ketyre pamjeve ne dosje i eshte bashkangjitur ditet e fundit edhe leter-porosia e ardhur nga Turqia brenda se ciles ndodhej autopsia e viktimes dhe predha qe i shkaktoj vdekjen Nikajt. Dosja mjekesore tashme eshte perkthyer ndersa predha eshte derguar ne Laboratorin e Institutit te Policise Shkencore prane Ministrise se Brendshme per ekspertim krahasues dhe balistik me armet dhe gezhojat e gjetura ne vendin e ngjarjes.


Sipas eksperteve me syrin e lire eshte konstatuar se predha ka disa demtime qe do te vleresohen nga ekspertet nese ka elementet e mjaftueshme per ekspertim. Nese nuk ka keto elemente edhe predha e Nikajt mund te perfundoj si pese predhat e tjera qe sipas eksperteve te laboratorit jane te demtuara dhe nuk kane elemente identifikuese me armet dhe gezhojat e gjetura ne vendin e ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›