E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Kam realizuar 100% ojektivat e 100 ditëve të para

Lulzim Basha

Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka mbajtur një konferencë për shtyp me rastin e 100 ditëve të para të detyrës. Basha në fjalën e tij theksoi se ka arritur të realizoi 100% objektivat ndonëse grupi i tij i punës është penguar nga një numër arsyesh.

Kreu i bashkisë së kryeqytetit u ndal tek procesi që konsiderohet më i rëndësishmi, hipotekimi i apartamenteve të reja. Ai tha se ky premtim do të realizohet brenda në afatin e përcaktuar kujtojmë se gjatë fushatës Basha premtoi se qytetarët do të kenë në dorë hipotekat brenda 6 muajve nga marrja e detyrës së kryebashkiakut nga ai.

Ka përfunduar faza e parë e hipotekave. Faza e dytë do të përfundoi për një periudhë 3-4 javore. Ndërsa faza e tretë është në rrugë të drejtë të zgjidhjes. Premtimi do të mbahet plotësisht duke i hapur rrugën hipotekimit brenda afati të premtuar, u shpreh Basha.

Ai nuk pranoi të komentoi akuzat e këshilltarëve socialistë në Bashkinë e Tiranës duke u shprehur se Nuk dua të harxhoj kohë me kundër akuza. Ky proces do të realizohet. Bëhet fjalë për 120 000 mijë qytetar që presin zgjidhjen e problemi jo sherr politik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›