E Diel, 1 Nëntor 2026

Lavrov: Ndërhyrja ushtarake në Iran për armët bërthamore do të ishte gabim i madh

 Një ndërhyrje ushtarake kundër Iranit do të ishte një gabim shumë i madh me pasoja të paparashikueshme. Kjo është deklarata e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cituar nga agjencia e lajmeve Itar-Tass.

Nuk mund të ketë asnjë zgjidhje ushtarake për problemin e armëve bërthamore të Iranit, njësoj si për të gjithë problemet e botës moderne, ka thënë shefi i diplomacisë ruse në përfundim të takimit me homologun e tij irlandez, Eamon Gilmore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›