Berisha: Jemi vendi me përdorimin më të lartë të telefonisë celulare

Sali Berisha
Kryeministri i vendit Sali Berisha duke folur në konferencën dyditore për zhvillimin e shoqërisë s렠informacionit, në kuadër të nismës Evropa Juglindore Elektronike, që po zhvillohet në Tiranë tha se Shqipëria vitet e fundit ka shënuar hapa të mëdha në drejtim të teknologjisë dhe dixhitalizimit. Berisha përmendi këtu rritjet në përdorimin e internetit dhe telefonisë celulare.
Shqipëria ofron një eksperiencë ndër më uniket në Evropë. Në vitin 2005 niveli i penetrimit në ICT (internet) në këtë vend ishte ndër më të ulëtit në botë. Ky indeks ishte gjithsej 4.8%. Shqipëria sot e ka këtë tregues mbi 50%. Natyrisht, nuk është në mesataren e vendeve të Bashkimit Evropian, e cila është 63%. Shqipëria renditet ndër vendet më të para për shkallën penetrimit të telefonisë celulare. Vendi që pak vite më parë kishte një penetrim prej 38%, sot ka një penetrim prej 142 përqind.Shqipëria sot është vendi i vetëm në rajon me katër operatorë celularë, tha kreu i qeverisë.
Berisha tha se këto dy tregues janë rritur në mënyrë të djeshme që prej vitit 2005, duke bërë të ditur se interneti është në nivelin mbi 50% dhe celularët në nivelin 142% – kjo e fundit edhe për shkak të përdorimit të më shumë se një operator nga shumë qytetarë.
Për qeverinë time një nga objektivat më madhor më ambicion por natyrisht të vështirë ishte Shqipëria në moshën dixhitale. Në një hark të shkurt vendi ia doli që sot të jetë në mesataren Evropiane të treguesit të penetrimit IST-së, mbi 50%. Shqipëria renditet ndër vendet më të para të penetrimit të telefonisë celulare. 142% është penetrimi. Shqipëria sot është vendi i vetëm në rajon me 4 operator. Kemi dhënë dy licenca 3G dhe po përgatitemi për dy të tjera, tha Berisha.
Gjithashtu ai përsëriti se Shqipëria në nivelin e përdorimit të rrjetit social Facebook, lë pas 17 vende të BE-së. Sot në Facebook të rinjtë shqiptar komunikojnë duke lënë mbrapa 17 vende të BE-së, nënvizoi ai.
Berisha e mbylli fjalën duke thënë se ora e teknologjisë së lartë është ora më e shpejtë në botë. Do bëjmë përpjekjet më të mëdha që së bashku të ecim me këtë orë.
* * *
Kreu i mazhorancës Sali Berisha gjatë një pritje për rreth 50 nxënës të klasave të 9-ta nga Tirana, Kukësi e Vlora pjesëmarrës në projektin Ndërtimi i një qytetarie aktive, të ndërmarrë nga OSBE i është përgjigjur dis pyetje të shtruara nga fëmijët. Gjatë bashkëbisedimit, ku ishin të pranishëm kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Eugen Ëollfarth, si dhe nga ministri i Arsimit dhe Shkencës zoti Myqerem Tafaj, Berisha foli për Shqipërinë vendi i zhvilluar brenda 2017 si edhe për synimet kryesore të vitit të ardhshëm.
Pyetjes se në cilat fusha do ti drejtoni synimet e qeverisë për vitin 2012 iu përgjigj duke thënë se tre janë objektivat kryesore; infrastruktura, Shqipëria dixhitale dhe Shqipëria kopsht i bukur.
Tre do të jenë drejtimet kryesore. Së pari infrastruktura. Ne duhet të asfaltojmë Shqipërinë. Së dyti, Shqipëri dixhitale është përparësi absolute. Dua tju them një lajm të gëzueshëm. Dje publikoi të dhënat një organizatë botërore për internetin dhe Shqipëria kishte dinamizmin e dytë në botë për rritjen e tij dhe, absolutisht, ambicia është që ne të dalim në nivelin mbi mesatar dhe do të dalim. Sepse ne jemi komb i ri dhe të rinjtë kanë një pasion. E dini që në Facebook ju lini prapa 17 vende e Bashkimit Evropian në përqindjen e Evropës. Së treti, ne duhet ta bëjmë Shqipërinë një kopsht të bukur. Një nga burrat më inteligjent të kombi shqiptar, Faik Konica, ka një libër Shqipëria kopshti shkëmbor në Evropën juglindore. Në fakt Shqipëria është shkëmbore, tha Berisha.
Më tej një fëmijë e ka pyetur Berishën se si do ta bëjë Shqipërinë vend të zhvilluar brenda vitit 2017 (periudhë që kërkon edhe një mandat tjetër për PD). Berisha theksoi se përveç se synon që ka kthejë vendin të grupin e vendeve të zhvilluara ka synim që të mos përsërisë gabimet e bëra nga këto vend.
Objektivi i përcaktuar për vitin 2017 është objektivi më ambicioz i jetës sime dhe më frymëzuesi. Ne synojmë që jo vetëm të bëhemi një vend i zhvilluar, por një vend i zhvilluar i qëndrueshme, në rrugë jeshile. Ne nuk duhet të përsërisim gabimet që kanë bërë vendet e zhvilluara. Ne nuk jemi vend i zhvilluar, por duhet të zhvillohemi në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm, i cili nënkupton jo hapa të gabuar, jo veprime që errësojnë të ardhmen e gjeneratës që vjen, tha kreu i qeverisë.