Basha: Kartat të sigurta, PS përpjekje për mashtrim
TIRANE- Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha ka reaguar pas akuzave që kryetari i grupit kuvendor të PS, Gramoz Ruci bëri gjatë seancës së djeshme plenare lidhur me falsifikimin e kartave të identitetit, si një mënyrë për të manipuluar zgjedhjet e 28 qershorit.
Basha i ka konsideruar përpjekje për mashtrim deklaratat e socialistëve në Parlament duke theksuar se kartat e identitetit jepen nga një sistem 100% i sigurtë.
“Zoti Ruci paraqiti dje disa karta identiteti për të njëjtin person dhe kjo është plotësisht e mundur. Nëse një personi i humb karta e identietit, ose i nxitur nga dëshira për të patur sa më shumë karta identiteti vendos të investojë në më shumë se një kartë identiteti. Ose nëse komisarët politikë me një përpjekje të dështuar për të provuar dicka që nuk ekziston kanë paguar për më shumë se një kartë identiteti për një qytetar , kjo është plotësisht e mundur por në cdo kartë identiteti emri , mbiemri dhe numri i identifikimit të shtetasit është unik. Mbrëmë nuk ishte vendi, por sot e sfidoj zotin Ruci të paraqesë 2 karta identiteti të të njëjtit person me numra të ndryshëm identiteti. Dhe nëse dicka e tillë ekziston, absolutisht do të jetë objekt i ndjekjes së menjëhershme si vepër penale ” u shpreh Basha.
Gjatë seancës së të enjtes, kryetari i grupit parlamentar të PS tregoi disa karta identiteti, që sipas tij , ishin t falsifikuara dhe të shumëfishuara. Për opozitën këto janë dëshmi të manipulimit të zgjedhjeve parlamentare.
(e.n/News24/BalkanWeb)