Kreu i Elize, Sarkozy dhe Hollande bëjnë premtimet e fundit
Francë- Garimi për kreun e Pallatit Elize mes Nicolas Sarkozy dhe Francois Hollande është sot në ditën e fundit të fushatës elektorale, para votimit të së djelës. Sondazhet më të fudnit tregojnë se zoti Hollande vijon të kryesojë, më rreth 6% diferencë.
Presidenti Sarkozy ka fituar shumë pak terren mbi rivalin e tij ditët e fundit, dhe tha të enjten se zgjedhjet franceze s’kanë qënë kurrë më pak të vendosura.
Por analistët thonë se atij i duhet një ndryshim i madh fati për të fituar mbi kandidatin tjetër. Ditën e sotme kandidati socialist, Hollande do të udhëtojë në Moselle për një fjalim i pasuar me një vizitë në Perigueux në rajonin Dordogne ku pritet të mbajë mitingun e tij të fundit.
Presidenti Sarkozy nuk do të mund të marrë votat e mbështetësve të ekstremit të djathtë të Marine Le Pen, pasi ajo tha se do të lërë një vend bosh në votimin e së djelës, dhe se s’do të votonte as për Sarkzoy dhe as për Hollande.
Të dy kandidatët rivale moren pjesë në mitingjet finale të së enjtes në territore miqësore, Hollande në jug-perëndim në Tuluzë dhe Sarkozy në portin jugor Toulon. Gara elektorale u pasua të mërkuren me debatin e parë televizic i cili u ndoq nga 17.9 milionë njerëz, dhe gjeneroi përplasje të forta mes dy kandidatëve veçanërisht sa i takon ekonomisë.
Dorina Bilbili/IDEA/