Letërshkëmbimi për Uidhers, si lojë spiunësh
20/08/2010 Qëndrimi i Metës
Shefi i diplomacisë shqiptare, Ilir Meta, ka ironizuar dje mbi mundësinë e një letre drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit mbi veprimtarinë e ish-ambasadorit amerikan në Tiranë Xhon Uidher. Ai e ka trajtuar këtë çështje si një histori spiunësh. “Nuk merrem me historitë e Kim Filbit (agjent i dyfishtë gjatë Luftës së Ftohtë). Kim Flibi është një personazh i viteve 50-60, ndaj Kim Filbin mbajeni në bibliotekën tuaj, pasi është personazh interesant”, - ka thënë Meta. Përmes kësaj përgjigjeje ai ka hedhur përsëri poshtë ekzistencën e një letërshkëmbimi me SHBA-në mbi aktivitetin e ambasadorit Uidhers. Pak ditë më parë, ministri i Jashtëm ka mohuar të ketë marrë një letër nga Departamenti i Shtetit, madje u tregua i habitur kur është pyetur nga gazetarët në lidhje me një letër që ndihmëssekretari amerikan i shtetit Filip Gordon. “Nuk ka asnjë letër zyrtare drejtuar cilitdo shteti ku të jemi ankuar për ndonjë ambasador apo diplomat këtu në Shqipëri”, - ka theksuar ministri i Jashtëm. Ai ka nënvizuar se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleati kryesor strategjik i Shqipërisë, janë të shkëlqyera.