Basha Krimi tentoi te marre institucionet
Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha reagoi nga Spitali Ushtarak lidhur me incidentin e mesditës. Gjatë fjalës së tij ai tha se elementët kriminalë organizuan marrjen e institucioneve me dhunë ndersa nuk nguroi të falenderoje Policinë e Shtetit për punën e saj heroike, që sipas tij u përball me kontingjente profesioniste të krimit.
"U goditën, u plagosën, dhe jeta e tyre u rrezikua pa asnjë motiv, pa asnjë shkak tjetër, përvecse se ishin në krye të detyrës duke kryer detyrat e tyre kushtetuese dhe ligjore, në mbrojtje të rendit dhe sigurisë, për garantimin e mbarëvajtjes së një tubimi i cili duhet të ishte paqësor pikërisht nga ata elementë kriminalë që frymëzun, drejtuan, organizuan këtë tentativë të turpshme të marrjes së institucioneve me dhunë. Shpreh keqardhjen time të thellë për humbjen e jetëve të tre qytetarëve dhe rrezikimin serioz të jetës së një qytetari të katërt në kushtet e rrethana akoma të pazbardhura po që po hetohen aktualisht nga një grup i specializuar i prokurorisë shqiptare, i cili ka dhe do të ketë gjithë mbështetjen që kërkon", u shpreh Lulëzim Basha. Me tej duke siguruar per rend dhe qetesi publike ministri i Brendshëm garantoi familjarët e të plagosurve se do të bëhet gjithçka për shërimin e tyre.
Jul Kasapi