I plagosuri nga Lezha ne rrezik. Stabilizohet shendeti i policit
Një ditë pas demostratës së 21 janarit, përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" mjekët pranë spitalit ushtarak dhe atij të Qëndrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", raportojnë për mbi 30 policë të plagosur dhe rreth 32 persona civilë të lënduar. Aktualisht në spitalin ushtarak, një person civil nga Lezha ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetsore, në reanimacion si dhe një policë me hematoma gjaku në tru, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
"Gjendja e të lënduarve në përgjithësi është e kënaqshme, përjashto një i plagosur që ndodhet në reaminacion, i plagosur me plumb në kokë, i cili vazhdon të jetë në gjendje shumë të rëndë. Ky është civil, dhe është dhe një polic i goditur nga turma, që është me gjak në tru, po ka sasi të tillë që nga konsultat e shpeshta që janë bërë nuk ka nevojë për tu operuar. Është gjendja e mirë, komunikon megjithatë është me gjak në tru dhe mbahet me kujdes në reaminacion. Bilanci i sigurtë i orës 7.30 ka qenë 26 policë të lënduar dhe 32 civilë, që janë regjistruar në regjistër. Pastaj kanë ardhur rrallë persona të cilët pothuajse të gjithë janë përcjellë në shtëpi", bëri të ditur Hali Lila, mjek kirurg në spitalin ushtarak.
Edhe ne Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", janë regjistruar rreth 29 persona që kanë marrë ndihmë mjekësorë. "U paraqitën 6 policët e parë të plagosur me mjete të forta, plus pastaj filluan të mbërrijnë dhe protestues. Dhe këta me plagë të forta ishin më tepër, në pjesën e kokës. Numri total është 29 vetë", tha Ylli Zicishti, shefi i kirurgjisë në QSUT. Ndërkohë, mjekët shprehen se janë në gatishmëri të plotë dhe kanë marrë të gjitha masat, për cdo lloj situate.
Edlira Sulejmani