Tirana nje dite pas trazirave gjurmet e dhunes ne shesh
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” një dite më pas. Edhe pse automjetet qarkullojnë lirshëm, një pjesë e madhe përpara godinës së Kryeministrisë është e rrethuar nga shiriti që identifikon një skenë krimi. Grupe të uniformave blu dhe automjete të policisë shihen aty, këtu... rreth kryeministrisë, ndërsa mbeturina të pankartave, shisheve plastike e gurë, ndodhen ende aty ku i lanë një ditë më parë demonstruesit opozitar.
Edhe automjtet e djegura kanë vazhduar të qëndrojnë që nga pasditja e së premtes, pranë piramidës si dëshmi e një lufte të ashpër. Dhjetëra kureshtar dhe njerëz përpiqen të përfitojnë nga këto gjurmë të dhimbshme. Ndërkohë brenda hekurave rrethuese të godinës së kryeministrisë ka ende ekspertë e specialistë kriminalistikë të cilët vazhdojnë të mbledhin prova për ngjarjet.
Aurela Papadhima