Jozefina Topalli Rama pergjegjes per dhunen

“Përgjegjës për dhunën e ushtruar gjatë demonstratës është vetëm Edi Rama”, deklaroi kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Ajo deklaroi se askush nuk mund të rrëzojë me dhunë një shtet ligjor. Duke e cilësuar si tejet profesionale punën e policisë së shtetit, zonja Topalli falënderoi efektivët e rendit për gjakftohtësinë e treguar. Kryeparlamentarja gjithashtu ngushëlloi edhe familjarët e viktimave.
"Të gjithë ata që inspiruan, organizuar dhe zbatuan dhunën dhe sulmet ndaj institucioneve demokratike, do të përgjigjen një më një ndaj ligjit. Sot kanë bërë skenarin e paralajmëruar nga zoti Rama. Pamjet që shqiptarët kanë parë, ishin pamje të dhimbshme, që kanë vetëm një emër, zotin Rama. Pamjet ishin Edi Rama, pamjet ishin zoti Rama, dhe ai do të përgjigjet bashkë me banditë, trafikantë, të inkriminuar të cilët i përdori pashpirtërisht dhe pastaj i shiti", deklaroi kryeparlamentarja Topalli.
Elona Gjylmi