E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Kriteret për vizat, test për policinë e shtetit

Deklaratat e tij u bënë gjatë mbledhjes së Katërt të Bordit të Palëve të Interesuara të Misionit Policor në Shqipëri, PAMECA III.

Basha u shpreh për përfundimin e një sërë projektesh për modernizimin e Policisë në të gjitha qarqet e vendit për përfundimin e projekteve për sistemin e integruar kufirit, krijimin e një strukture të veçantë për gjurmimin e aseteve të MAFIAS, përurimin e Qendrës Institucionale Detare etj, vuri në dukje se një ndër objektivat e Policisë së Shtetit, është edhe përmbushja e çdo kriteri për liberalizimin e vizave. Gjashtë muaj pas mbledhjes së Tretë të Bordit të Palëve të Interesuara të Misionit Policor PAMECA, Basha u shpreh për hartimin e një sërë aktesh ligjore dhe nënligjore në zbatim të strategjisë 7 vjeçare për Policinë e Shtetit, si dhe zbatimit të udhëzimeve të Udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

"Përmbushja e kritereve për liberalizimin e vizave, tha Basha, është një proces i suksesshëm, por edhe një proçes që kërkon detyrime të reja për Policinë e Shtetit, të cilat do të testojnë kapacitete implementimin e një kuadër ligjor dhe rregullator, i cili sot ndryshon fare pak me atë të policive homologe në vendet e BE-së", u shpreh ministri Basha.

"Kemi patur së fundmi Misionin për Monitorimin e Liberalizimit të Vizave, si dhe Komisionin e Stabilizim Asocimit, ku është raportuar progresi i bërë nga Shqipëria", u shpreh gjatë fjalës së tij Ambasadori i KE-së në Tiranë, Helmuth Lohan. Ambasadori Lohan shprehu bindjen se Brukseli do të shqyrtojë dhe analizojë progresin që Shqipëria ka bërë. Kam parë progres në shumë fusha, por nuk kam parë progres në fushën e qarkullimit. Më vjen keq që shoh se në Tiranë lëvizin mjete me targa të huaja, për të cilat Lohan kërkoi marrjen e masave".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›