Doli kundër pronarëve, pushohet punonjësi i Mançesterit
Rasti më i fundit ka qenë i një punonjësi me kohë të pjesshme në stadiumin “Old Traford”. Ai është pushuar menjëherë nga puna, pasi në sfidën e mesjavës së kaluar mes “Djajve të Kuq” dhe Milanit, ka mbajtur shallin verdhegjelbër, i cili simbolizon protestën ndaj familjes amerikane.
Djaloshit i është kërkuar të heqë shallin dhe pasi ai nuk pranoi, menjëherë iu njoftua pushimi nga puna. Jo vetëm kaq, pasi pronarët kanë kërkuar të hiqet nga stadiumi çdo parrullë kundër tyre dhe gjithashtu kanë urdhëruar gazetarët e “MuTv” të censurojnë pamjet nga protesta.