Ina Rama pret homologun spanjoll: Luftë kundër krimit
Temë diskutimi ishte bashkëpunimi midis dy institucioneve, vazhdimi i eksperiencës së krijuar deri më tani dhe ngritja në nivel me të lartë të bashkëpunimit që ekziston prej gati 2 vitesh.
Gjithashtu, dy kryeprokurorët kanë nënshkruar një marrëveshje, e cila synon lehtësimin e procedurave për shkëmbimin e informacionit dhe të hetimeve paralele që zhvillohen mes prokurorisë shqiptare dhe asaj spanjolle.
Krimi i organizuar dhe lufta kundër terrorizmit, ishin tema që u prekën gjatë bashkëbisedimit midis dy personaliteteve. Kryeprokurorja Ina Rama ka njohur homologun e saj me rezultatet e arritura në finalizim të projektit të binjakëzimit, i cili ka për qëllim ofrimin e mbështetjes për Prokurorinë e Përgjithshme për vlerësimet e prokurorëve.