Organizata Boterore e Doganave Shqiperia sukses kunder trafikut
Organizata Botërore e Doganave ka vlerësuar zhvillimin e deritanishëm të doganave shqiptare.
Sipas drejtorit të përgjithshëm të Doganave, Flamur Gjyrmishka, doganat shqiptare do të mbështeten nga kjo organizatë e cila do të ofroje asistencë dhe bashkëpunim për zhvillimin e mëtejshëm të sistemit doganor në Shqipëri.
Sipas Gjyrmishkës, Organizata Botërore e Doganave nëpërmjet trajnimeve dhe projekteve konkrete do të ndihmojë që administrata doganore t’i paraprijë integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
Organizata Botërore e Doganave ka vlerësuar përparimet që janë bërë si në luftën kundër trafikut, ashtu edhe në drejtim të menaxhimit të integruar të kufijve.
Këto mesazhe doganave shqiptare i janë përcjellë nëpërmjet sekretarit te përgjithshëm të organizatës së Doganave, Kunio Mikurija.