E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Lejet e ndertimit per 55 dite, lehtesojme biznesin

Lejet e ndertimit do te merren brenda vetem 55 ditesh dhe nje gje e tille do te mund te realizohet brenda ketij muaji. Keshtu, me rastin e 100-vjetorit te Pavaresise, kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, ka lancuar nje sere aktivitetesh dhe projektesh. Keshtu, per te lehtesuar biznesin, Basha ka shpallur se brenda ketij muaji do te inaugurohet qendra me nje ndalese "One stop shop", ku do te merren licencat dhe lejet e ndertimit. Gjithashtu, kryebashkiaku lancoi dje projektin "100 biznese kombetare, 100 produkte kombetare, 100 dite aktivitete, per 100-vjetorin e Pavaresise". "Javet e biznesit kombetar" eshte konceptuar si panair i produkteve shqiptare, i cili do te nise ne Tirane, me date 14 dhe 15 mars, per te vazhduar me pas ne Maqedoni, Mal te Zi, Kosove dhe ne Presheve. Kryetari i Bashkise, Lulzim Basha, theksoi se ky eshte nje moment i mire, per te nisur planifikimin per 100 vitet e ardhshme te kombit shqiptar: "Nuk mjafton vetem vullneti i mire, nuk mjafton vetem deshira e mire, nuk mjafton vetem patriotizmi i shprehur me fjale apo me menyra te tjera. Menyra me e mire per te nisur rrugetimin tone drejt 100-vjetorit tjeter te kombit shqiptar, ne rrethana krejtesisht te tjera nga 1912 eshte t'i pervishemi punes, gjithsecili ne fushen e vet". Me pas, Basha ka bere te ditur lehtesirat qe Bashkia e Tiranes po i ofron cdo dite biznesit, mes te cilave eshte edhe sporteli unik, qe nis funksionimin brenda ketij muaji. Lidhur me nje nga problemet me shqetesuese, kohezgjatjen per marrjen e nje pergjigjeje per lejet e ndertimit, Kryetari i Bashkise, Lulzim Basha, beri te ditur se kohezgjatja nuk do te jete me shume se 55 dite, me e shkurter se mesatarja e rajonit, qe eshte 75 dite. "Kete muaj inaugurojme sportelin me nje ndalese, sherbimin me nje ndalese, per te gjithe lejet e licencat. Nese sot, mesatarja e dhenies se lejeve te ndertimit ne rajon eshte 75 dite, qyteti i Tiranes do ta prese kete ne 35 dite, duke shtuar ketu edhe 20 dite, te periudhes se detyrueshme per konsultim, nga ligji i ri i Urbanistikes", - tha kryetari i Bashkise se Tiranes. Ai theksoi edhe njehere se cdokush qe do te aplikoje per nje leje ndertimi, ne qytetin e Tiranes nuk do te kaloje me shume se 55 dite pa pergjigje, nga te cilat 35 dite do te jete nderveprimi me Bashkine e Tiranes, ne sportelin me nje ndalese dhe 20 dite, periudha e shpalljes ne regjistrin publik. Basha u shpreh mjaft entuziast ne lidhje me aktivitetet per 100-vjetorin e Pavaresise dhe tha se ne kete 100-vjetor, bashkia do t'i ofroje nje realitet te ri biznesit shqiptar kudo qe gjendet, si dhe investitoreve te huaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›