Berzh, 500 mije euro per terminalin multimodal Luljeta Ndoka
"Terminali i ri Multimodal do te akomodoje atje pothuajse 10 linja autobusesh, qe do i hiqen qarkullimit dhe stresit te transportit publik ne Tirane, mbi 400 mikrobuse te cilet vijne nga veriu dhe nga jugu do te akomodohen atje, por njekohesisht edhe rreth 350 taksi"
Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH) do te financoje studimin dhe projektin per terminalin e ri multimodal te trenit, linjave urbane dhe interurbane dhe te tramit. Nje prej partnereve te BERZH, Qeveria Italiane ka akorduar fondin prej 500 mije eurosh. Nenkryetarja e Bashkise se Tiranes, Jorida Tabaku, tha se kjo eshte shenje besimi qe, nje prej institucioneve me te rendesishme financiare europiane ka tek Bashkia e Tiranes projektet dhe politikat e saj financiare. Ne hapesiren prej 80 mije metrash katrore, e cila i kaloi Bashkise me vendim qeverie, eshte parashikuar te kete edhe nje qender te madhe tregtimi. "Terminali i ri Multimodal do te akomodoje atje pothuajse 10 linja autobusesh, qe do t'i hiqen qarkullimit dhe stresit te transportit publik ne Tirane, mbi 400 mikrobuse, te cilet vijne nga veriu dhe nga jugu do te akomodohen atje, por njekohesisht edhe rreth 350 taksi. Ky eshte projekti i pare nga kater projektet strategjike qe pasohet, besoj se te gjithe e keni degjuar konkursin e Bulevardit, qe fillon e merr jete gjate muajit te ardhshem, me projektet qe do te prezantohen per zgjatimin e Bulevardit", - tha nenkryetarja e Bashkise se Tiranes, Jorida Tabaku. Sipas saj, per ndertimin e terminalit multimodal ka nje interes te madh te shprehur nga investitore te huaj. I gjithe investimi llogaritet te kushtoje 20 milione euro dhe do te kryhet ne partneritet publik-privat ku perfshihet BERZH-Bashkia e Tiranes dhe investitore privat. "Krijimi i ketij Terminali te ri Multimodal do te jete nje mundesi shume e mire per investime ne Tirane, por, nga ana tjeter, do t'i ofroje mundesine edhe Bashkise se Tiranes, te angazhohet ne nje aktivitet te ri biznesi. Do te jete nje kontrate e partneritetit publik-privat dhe do te jete me kosto 'zero' per Bashkine e Tiranes, duke bere te mundur krijimin e nje projekti koncesionar gjigant per qytetin e Tiranes", - tha nenkryetarja e Bashkise, znj Tabaku. Ajo beri me dije se Bashkia e Tiranes ka pothuajse 3 muaj qe negocion me BERZH per te filluar kete projekt. Ne Terminalin Multimodal te Tiranes do te jete stacioni i Tramit, stacioni i ri nderqytetas (per here te pare qyteti i Tiranes do te kete nje stacion te tille), do te jete Stacioni i ri i Trenit, por njekohesisht edhe nje ne qender. Tabaku tha se ky eshte projekti i pare nga kater projektet strategjike qe pasohet me konkursin e Bulevardit, qe fillon e merr jete gjate muajit te ardhshem, me projektet qe do te prezantohen per zgjatimin e Bulevardit.
Si do te procedohet per koncesionin
Tabaku tha dje se ky eshte nje nder kater projektet strategjike qe kryetari i Bashkise se Tiranes ka lancuar dhe qe mori jete pikerisht dje. "Ne bashkepunim me Cooperazione Italiana dhe asistencen italiane, ne do te fillojme te hartojme planin e biznesit, do te hartojme projektin, por njekohesisht do t'i hapim udhe edhe procedures koncesionare, per kete investim qe do te jete nje partneritet publik-privat ndermjet Bashkise se Tiranes dhe BERZH-it, por njekohesisht edhe investitoreve te tjere qe tashme kane shprehur interes", - sqaroi Tabaku.
Basha pershendet vendimin e BERZH per grantin
Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, pershendeti vendimin e Bankes Europiane per Rindertim e Zhvillim, e cila, sipas tij, konfirmoi nje grant prej 500 mije eurosh, kontribut i qeverise italiane, si nje nga partneret e BERZH-it, per fizibilitetin e Stacionit te Ri Multimodal te Pasagjereve ne Tirane. "Ju siguroj se kjo eshte vepra me e madhe e kesaj natyre, ne territoret shqiptare", - tha kryebashkiaku i Tiranes. Sipas tij, kjo eshte nje veper qe do te bashkoje Stacionin e ardhshem te Trenit, te Tramit, te autobuseve interurbane qe vijne nga te gjithe rruget, duke perfshire edhe Rrugen e Kombit, si dhe nje qender multifunksionale tregtare dhe financiare, me nje vlere minimale prej 20 milione eurosh. Me pas, ai ftoi bizneset shqiptare dhe te huaja qe te behen pjese e ketij koncesioni. "Biznesi shqiptar kudo qe ndodhet ne Tirane, Shqiperi, Kosove, Maqedoni, ne Presheve, ne Mal te Zi eshte i mirepritur te behet pjese e ketij koncesioni, "historik" per nga permasat dhe shume te rendesishem per nga funksionaliteti, jo vetem per qytetaret e Tiranes, por per te gjithe ata qe ndodhen ne Tirane ne menyre te perditshme, te perjavshme, apo te permuajshme, qe do te thosha se cdo tre muaj ketu kalon te pakten 2/3 e kombit shqiptar", - tha Basha.