E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkurtohen afatet per te marre nje licence

Eglantina Nasi

Te marresh nje leje apo licence, mbi ushtrimin e nje projekti energjetik, tani e tutje ka per te qene nje gje me e lehte se me pare. Kjo fale nje reforme rregullatore per lehtesimin e metejshem te tyre, e hartuar posacerisht nga ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes. Referuar disa ndryshimeve ligjore, realizohet nje lehtesim drastik i procedurave qe ndjekin bizneset, me qellim realizimin e investimit te tyre, si dhe respektimin e afateve kontraktuale. Konkretisht, rregullorja permban ne radhe te pare, shkurtimin e procedurave qe duhet te ndjekin koncensionaret per realizimin e investimeve te tyre, te cilat shoqerohen me afate me te ngushtuara ne kohe per realizimin e tyre. Fillimisht, ajo cakton rregullin e pare, qe te gjithe koncesionaret qe nisin procedurat e marrjes se lejes per aktivitetin e tyre energjetik, Qendra Kombetare e Licencimit do te jete sporteli i vetem ku ata do te aplikojne. “QKL do te ndjeke procedurat e metejshme, duke zbatuar ne shumicen absolute te rasteve parimin e ‘miratimit ne heshtje’”, - citon rregullorja. Dhe, nese ministria e Energjetikes nuk shprehet brenda afateve respektive ligjore, atehere leja quhet e miratuar. Duke percaktuar gjithashtu edhe faktin se roli i Agjencise se Investimeve, AIDA, ne kete proces do te jete i rendesishem. Ajo do te jete pika ku informacioni do te grumbullohet dhe me pas do t`i percillet bordit te saj, ne menyre qe te nderhyhet shpejt dhe drejt per mbeshtetjen e investimeve private, qofshin keto te vendit apo te huaja. Nga ana tjeter, edhe ligji i ri i Planifikimit te Territorit prezanton procedura te reja, sigurisht me te lehtesuara, deri ne miratimin e lejes se ndertimit. Te gjitha keto, te lidhura zinxhir e duke e ngushtuar ne kohe proceduren e marrjes se nje leje apo licence nga ana e nje sipermarresi qe kerkon te investoje ne sektorin energjetik te vendit tone. Sipas te dhenave aktuale, ministria e Energjetikes ka leshuar leje ndertimi per rreth 300 hidrocentrale private, te shperndara ne te gjithe vendin. Ndersa eshte parashikuar se kapitali privat qe do te investohet ne prodhimin e energjise hidro, eshte rreth 750 milione ne total.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›