Patozi, akuza Rames: Po rikthehet ne bojkot Rozeta Rapushi
Mazhoranca beri te ditur dje se i qendron plotesisht marreveshjes se 14 nentorit me opoziten per realizimin e reformave, por nuk do te pranoje akuzat, presionet dhe shantazhet qe, sipas saj, ben kreu socialist, Edi Rama. Ne emer te grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, akuzoi kreun e Partise Socialiste, se me deklaratat e bera se fundmi po vendos kushte dhe tenton t'i kthehet rruges se bojkotit. "Ne i qendrojme plotesisht marreveshjes se nentorit dhe kemi te gjithe deshiren dhe vullnetin per t'i realizuar ne nje kohe sa me te shkurter reformen zgjedhore, permiresimin e rregullores se Kuvendit, dhe ligjet e mbetura me shumice te cilesuar. Por, nderkohe, as akuzat, dhe as provokimet e Edi Rames, nuk mund te sherbejne si presion dhe shantazh qe mazhoranca te jete e detyruar te pranoje te gjitha tekat dhe deshirat e Partise Socialiste", - tha Patozi. Sipas tij, PD nuk kushtezohet nga asnje njeri, ashtu si kjo force politike nuk ve kushte. Ndaj, ne emer te PD-se, ai e ftoi kreun socialist Rama qe te heqe cdo iluzion se, duke sulmuar pa asnje argument, do ta terheqe zvarre mazhorancen ne honet e nje politike arkaike. "Deklaraten e Edi Rames, ne e lexojme si nje prelud te nje stine te re bllokuese dhe si nje rikthim ne politiken e vjeter te bojkotit dhe te marredhenies se kushtezuar me parlamentin. (Qofshim te gabuar!) Sepse nuk ka asnje arsye te vetme qe te perligje kete paralajmerim ndjellakeq, nderkohe qe ne e kemi fare te lehte qe te kujtojme epopene e palavdishme te Edi Rames, qe i kushtoi Shqiperise dy vite rresht statusin e kandidatit.
Per sa thashe me lart me duhet te bej disa sqarime te nevojshme", - theksoi Patozi. Ai sqaroi se ne nje proces, ku, si mazhoranca, ashtu edhe opozita, jane ne paritet te plote, secila nga palet ka po aq te drejta, sa edhe pergjegjesi, ndaj edhe akuzat e Rames jane thjesht dhe vetem provokuese. Kreu i grupit demokrat shtoi gjithashtu se asnje nga perfaqesuesit e opozites ne Komisionin e Reformes Zgjedhore dhe ne Grupin e Punes per Ndryshimet ne Rregullore nuk e ka ngritur ceshtjen e kohes si problemin me te madh qe procesi te avancoje. "Ndaj, edhe 'shqetesimi' i Edi Rames duket, sa i parakohshem, aq edhe i nxitur nga nje deshire e tij e brendshme dhe, jo nga ajo qe ndodh ne terren", - shtoi ai. Per mazhorancen, reforma zgjedhore, te cilen zoti Rama u ngut per ta shpallur te falimentuar, eshte nje ceshtje shume sensitive, e cila ka nevoje per mbeshtetje te qarte dhe te forte politike dhe jo per dekurajim. "Kryetari i Partise Socialiste, ne vete te pare, por edhe figura te tjera te rendesishme te Partise Socialiste, te nxitur prej tij, nuk po bejne gje tjeter, vecse po perpiqen ta minojne bashkepunimin, duke i dhene mesazhin me te keq perfaqesuesve te opozites ne Komisionin e Reformes Zgjedhore dhe Grupin e Punes per Rregulloren e Parlamentit", - vijoi Patozi. Ai permendi gjithashtu faktin se ne asnje rast, komisionet e posacme per reformen zgjedhore, nuk jane ngutur per te bere shkel e shko punen e tyre dhe gjithmone ka pasur nje kohe shtese, qe eshte akorduar ne mirekuptim te plote nga Kuvendi. Ndaj, sipas tij, edhe nxitimi i Edi Rames per te shpallur deshtimin, ende pa skaduar raundi i pare i nje procesi mjaft delikat, nuk tregon gje tjeter vecse deshiren e tij per te gjetur nje pretekst, qe reformat te mos kryhen.