E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Levizja e lire fillon me 14 ose 15 dhjetor

/ /

Prej mese 50 vjetesh shqiptaret festonin 8 nentorin krijimin e nje partie e cila i la te izoluar nga pjesa tjeter e kontinentit ku shqiptaret kishin shekuj qe kerkonin te ishin pjese natyrale e saj. Ne janar te viti 2008 filloi qe nje enderr te merrte jete. Nje marreveshje lehtesimi per vizat u nenshkrua mes Shqiperise e vendeve te zones Shengen. Lulzim Basha ate kohe minister i Jashtem do te deklaronte se shume shpejt shqiptaret do te udhetonin vetem me pasaporta ne xhep ne te gjitha vendet e Shengenit.
Deklarata e tij u cilesua si mendjemadhesi apo edhe e nxituar por jo me larg se 2 vjet Basha u ul prane kolegeve te tij te vendeve te BE-se si i barabarte. Ai dha lajmin i pari se shqiptaret mund te udhetojne lirshem ne Europe. Sot si minister i Brendshem Lulzim Basha arriti te binde Europen me probleme te brendshme se Shqiperia eshte nje vend suksesi. Si minister i Jashtem dikur Basha premtoi se do te vinte dita pa viza ndersa si minister i Brendshem arriti te permbushe te gjitha kushtet specifike qe te mundesonte nje enderr 70-vjecare te shqiptareve. Kur si minister i Jashtem u propozonte homologeve te tij Shengenin ballkanik sot ministri i Brendshem kaloi kufirin e te mundshmes. shte nje dite e jashtezakonshme nje dite qe eshte pritur me shume padurim nga qytetaret shqiptare nje dite per te cilen eshte sakrifikuar shume nga breza te tere u shpreh i emocionuar Basha.
Historia e lirise se levizjes ndoshta me e kerkuar nga shqiptaret nisi ne vitin 2008. Marreveshja e lehtesimit te vizave mundesoi per studentet gazetaret biznesmene dhe nje pjese e kufizuar e shoqerise te kishte lehtesi ne marrjen e nje vize. Por kur nuk kishin kaluar 6 muaj me vone pas kesaj marreveshje ministri Basha do te terhiqte udherrefyesin e liberalizimit te vizave. Me kete dokument dhe duke pasur parasysh sfidat teknike Basha do te premtonte ne fushate se brenda vitit te pare te mandatit te dyte do te merrej vendimi per liberalizimi e vizave. Qeveria e re e angazhoi me detyren e ministrit te Brendshem duke i ngarkuar barren e realizimit te kushteve. Ministrit te ri te Brendshem iu kerkua nje siguri maksimale kufijsh dokumente elektronike si dhe ne 18 pika kufitare te vendit te vendosej nje sistem elektronik vezhgimi e kontrolli. Sikur te mos mjaftonin keto pas nje vizite ekspertesh ne KE-se ne mesin e veres atij do ti ngarkoheshin edhe disa detyra shtese. Tre kushtet shtese kerkonin nje zbatim te ligjit per konfirmimin e aseteve kriminale si dhe luften kunder korrupsionit. Realizimi i kushteve teknike u realizua. Vjeshta do te shenonte hapin e pare ne Parlamentin Europian. Pas nje debati ne komisionet parlamentare me 7 tetor Parlamenti do te votonte per heqjen e vizave me shqiptaret. E tashme nuk kishte me dileme. Shqiptaret do te udhetonin lirshem ne vendet e BE-se. Keshilli i BE-se vendosi njezeri qe Shqiperia do te perfitoje liberalizimin e vizave. Data e vendimit percaktohet nga publikimi ne fletoren zyrtare i vendimit per viza dhe pritet qe kjo date te jete 14 ose 15 dhjetori. Shqiperia ka provuar tashme kapacitetet e saj vullnetin dhe ne qendrojme te gatshem per te qene si anetare e NATO-s nje kontributore neto edhe ne sigurine europiane pohoi dje ministri Basha pas vendimit. Perpara homologeve te tij te Be-se Basha mbajti fjalen e rastit i ftuar prej tyre. Ai garantoi se do te vijojne reformat. Shqiperia vazhdon te perparoje ne luften kunder korrupsionit sic deshmohet ne raportet nderkombetare perfshire raportin e fundit te Transparency International. Vota juaj sot eshte votebesim i ketyre reformave dhe rezultateve te tyre te pamohueshme. Qeveria shqiptare eshte e vendosur per te vazhduar dhe konsoliduar me tej keto reforma tha Basha.

ERALD KAPRI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›