VENDIMI HISTORIKShqiptaret pa viza qe nga 15 dhjetori
Pas me shume se gjysme shekulli kur qytetaret shqiptare e kishin te ndaluar te kalonin normalisht Adriatikun dhe kufirin tokesor me Greqine dy pikat e vetme qe na lidhnin me Europen nga mesi i muajit dhjetor me shume mundesi nga data 15 e muajit te ardhshem ky kufizim nuk do te ekzistoje me. Do te mjaftoje vetem nje pasaporte biometrike mjete financiare per te perballuar udhetimin e qendrimin dhe brenda 90 diteve ne gjashte muaj qytetaret shqiptare mund te shkojne ne cdo vend te BE-se perfshi ketu Zvicren Norvegjine dhe Islanden. Dy vendet e Unionit ku ata nuk mund te udhetojne jane Britania dhe
Mbledhja
Ministrat e Brendshem te BE-se u mblodhen dje ne mesdite ku pika e pare e rendit te dites ishte pikerisht diskutimi i propozimit te Komisionit Europian per heqjen e regjimit te vizave me Shqiperine dhe Bosnje Hercegovinen. Burime nga ky takim bejne te ditur se vendimi ishte unanim dhe asnje prej vendeve pavaresisht skepticizmit qe shoqeroi procesin gjithe keto kohe nuk e kundershtoi propozimin e KE-se. Ministri i Brendshem i Gjermanise Thomas de Maizire zbulon ne nje konference per shtyp ne perfundim te takimit sesi eci mbledhja e perfaqesuesve te 27 vendeve anetare te Unionit. Sipas tij te gjitha rezervat e vendeve anetare u
terhoqen pas garancise qe dha Komisioni se do te vazhdoje monitorimin per Shqiperine e Bosnjen dhe mund te shkoje deri ne anulimin e vendimit nese do te kete raste te shumta te shkeljes se rregullave. Sot vendosem futjen e Bosnje Hercegovines dhe te Shqiperise ne listen e vendeve pa nevoje per viza ne BE. Ky ishte nje vendim i veshtire i cili u mor njezeri. Per mua kjo ishte nje pike e rendesishme. Arrita ta miratoj vetem me rezerva. Rezervat u zbuten dhe u larguan ne saje te marrjes se nje premtimi gjate punimeve nga Komisioni per nje te ashtuquajtur pas-monitorim dhe per masa te menjehershme deri ne pezullimin e vendimit qe do te miratohej ne Keshill ne rast rritjeje te jashtezakonshme te numrit te azilkerkuesve. Kjo eshte pjese e deklarates me shkrim te Komisionit dhe mbi kete baze te gjitha vendet vendosen me pas ti terheqin rezervat e tyre dhe ta miratojne paketen tregon Thomas de Maizire.
Vendimi i KE
Vendimi i propozuar nga Komisioni Europian qe u votua ne mbledhjen e djeshme te Ministrave te Brendshem ne fakt nuk permban nje date fikse se kur do te hiqen vizat por thekson se qytetaret e dy vendeve mund te levizin lirshem pasi ai te hyje ne fuqi. Ne Bruksel eshte komunikuar se Fletorja e radhes Zyrtare do te botohet me 14 dhjetor cka do te thote se nje dite me vone qytetaret shqiptare e boshnjake mund tu drejtohen aeroporteve porteve e pikave kufitare vetem me nje pasaporte biometrike. Pasi te nenshkruhet nga Presidenti i Parlamentit Europian dhe Presidenti i Keshillit akti legjislativ do te publikohet ne gazeten zyrtare te Bashkimit Europian thuhet ne propozimin e Komisionit. Pas vendimit te marre dje nga ministrat e Brendshem Shqiperia dhe Bosnje Hercegovina i bashkohen keshtu Maqedonise Malit te Zi dhe Serbise te cilat perfituan nga vendimi per nje regjim pa viza qe me 19 dhjetor 2009. Nderkohe Kosova eshte tani i vetmi vend i rajonit tone qytetaret e te cilit duhet te pajisen me vize per te udhetuar ne nje nga vendet e hapesires Schengen. Per qytetaret kosovare eshte premtuar hartimi sa me shpejt i nje udherrefyesi i cili sipas eurodeputetes sllovene Tanja Fajon mund ti shkoje Prishtines ne fund te ketij viti.
Shqiperia plotesoi standardet
Komisioni Europian ne raportin qe i ka propozuar Ministrave te Brendshem te Bashkimit Europian shkruan se Shqiperia dhe Bosnja kane plotesuar kushtet per heqjen e vizave. Ne raportin e vleresimit me te fundit te percaktuara nga stafi i punes se Komisionit me 14 shtator 2010 me dok. 13749/10 eshte konstatuar se sherbimet e Komisionit konsiderojne se te dy vendet kane marre te gjitha masat e nevojshme per te permbushur te gjitha standardet e hapura te shenuara ne shenimin shpjegues ne propozimin e Komisionit dhe si pasoje mund te transferohen
ne listen pozitive Shtojca II te Rregullores 539/2001 thuhet ne raportin e Komisionit.
Mallstrom shte nje sinjal politik por nuk duhet te kete abuzime
Komisionerja e Bashkimit Europian per ceshtjet e Brendshme Sisilia Mallstrom tha dje ne konferencen per shtyp pas vendimit se qytetaret e Shqiperise dhe te Bosnje Hercegovines do te udhetojne pa viza para festes se Krishtlindjeve. Vendimi i sotem i Keshillit te Ministrave te Brendshem te Bashkimit Europian eshte vertet nje vendim historik per popujt e Bosnjes dhe te Shqiperise. shte nje sinjal shume i rendesishem politik por ne terma konkrete ai ben te mundur per popujt e ketyre dy vendeve qe te udhetojne per tre muaj pa viza ne Europe. Kjo eshte nje menyre per ti afruar njerezit me njeri-tjetrin per te zgjeruar kontaktet mes tyre por prej kesaj perfitojne edhe biznesi dhe forma te tjera shkembimi. Shpresoj qe ky vendim te hyje ne fuqi para Krishtlindjeve qe njerezit te mund te vizitojne shoket dhe familjet per Krishtlindje pa nevojen per vize theksoi ne hapje te konferences per shtyp komisionerja e Bashkimit Europian per eshtjet e Brendshme Cecilia Malmstrom. Megjithate ajo shfrytezoi rastin ti beje thirrje qytetareve dhe autoriteteve te dy vendeve te bejne kujdes me respektimin e rregullave. Sikurse shpjegoi edhe kryetari i radhes me heqjen e regjimit te vizave lidhen edhe pergjegjesi per te dy partneret. Per kete arsye kemi ngritur nje mekanizem vezhgimi jo vetem per keto dy vende po per gjithe Ballkanin Perendimor pra per te gjitha vendet e perfshira ne procesin e liberalizimit te vizave. Do te kryhet nje monitorim i kujdesshem per te garantuar se nuk do te kete abuzime. Komisioni i kushton kesaj rendesi te vecante prandaj do te punojme ngushte me autoritetet e shteteve te prekura ne menyre qe shtetasit e ketyre vendeve te marrin informacione te sakta dhe te mos kete abuzime tha me tej Malmstrom.
Fyle Liberalizimi i vizave jo dhurate por rezultat i punes
Komisioneri per Zgjerim Stefan Fyle shprehet se liberalizimi i vizave erdhi si rezultat i punes se autoriteteve shqiptare dhe nuk ishte nje dhurate. Ne nje interviste dhene per Alsat Fyle tha me tej se vendimi ne forme unanime ne Keshill mund te konsiderohet si nje sukses per Shqiperine. Vendimi unanim ne Keshill eshte sukses per Shqiperine. Nuk eshte dhurate por rezultat i nje pune te veshtire nga autoritetet dhe qytetaret tuaj. Udherrefyesi ishte shume kerkues dhe fakti qe ju arritet te permbushni te gjitha pikat ju solli deri tek vendimi i sotem. Gjeja me me vend per te bere sot eshte tju urojme tha Fyle. Por sipas tij nga ky moment fillon dhe puna e veshtire. Sipas komisionerit te Zgjerimit autoritetet shqiptare duhet te vijojne punen me reformat ne menyre qe vendi te afrohet me Bashkimin Europian. Fyle tha me tej se nga autoritetet e BE-se ky mund te mbetet mesazhi me i qarte per shqiptaret. Mesazhi i mbeshtetur ne vendimin e sotem eshte shume i qarte Punoni fort dhe vazhdoni me reformat. Implementimi i ketyre pikave ju sjell me prane Bashkimit Europian tha Fyle. Deklarata e tij u be nje dite para pergjigjes per statusin kandidat qe sipas tij kjo ceshtje eshte plotesisht e ndare nga vendimi per liberalizimin e vizave. Nderkohe sot pritet qe Fyle te mbaje nje konference per shtyp dhe konkluzionet per statusin kandidat per Shqiperine. Ende nuk behet publike ky vendim por pritet qe autoritete te Brukselit te bejne thirrje per vijimin e reformave dhe bashkepunimin politik mes paleve.
Topalli Fitoi besimi ne vlerat europiane
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cilesoi diten e djeshme si nje fitore te shqiptareve duke e cilesuar si fitorja e besimit ne vlerat europiane. Sot eshte nje dite historike per popullin tone. Dita me e vecante pas krijimit te shtetit shqiptar dhe rrezimit te komunizmit. Kjo liri ka ardhur per shkak te nje perkushtimi te madh te nje pune titanike qe kemi realizuar gjate ketyre viteve. Dua te falenderoj te gjithe ato deputete te Kuvendit te Shqiperise qe me sensin e madh te pergjegjesise punuan dhe miratuan ligje te rendesishme qe ishin kushte per te arritur ne vendimin e sotem. Jam e sigurt se kete liri te levizjes shqiptaret do ta shoqerojne me pergjegjesine ndaj asaj qe sjell liria. Per shqiptaret dita e sotme eshte Europa Terra promessa tha Topalli.
Haxhinasto Vendim historik per shqiptaret
Nje vendim historik per shqiptaret e ka cilesuar ministri i jashtem Edmond Haxhinasto liberalizimin e vizave. Ne nje deklarate per mediat ai u shpreh se kjo dite eshte fitore e dinjitetit njerezor te shqiptareve. Vendimi historik per liberalizimin e vizave eshte akti me i prekshem i perkatesise sone europiane i cili rrezoi sot murin e fundit ndares mes shqiptareve dhe Europes. Liberalizimi i vizave me BE-ne me shume se per kedo tjeter ne rajon perjetohet me gezim nga shqiptaret populli me i izoluar i kontinentit per dekada me radhe. Ky eshte vendimi i fitores se dinjitetit njerezor. E drejta per te levizur pa viza drejt BE eshte kontrata me e re mes BE dhe Shqiperise tha Haxhinasto.
OSBE Kjo eshte dite historike
Kryetari i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi ambasadori Eugen Wollafarth pershendeti vendimin e BE-se duke thene se kjo eshte nje dite e gezueshme dhe vertet historike per te gjithe qytetaret
shqiptare. Vendimi i marre sot ne Bruksel perben nje vote te qarte besimi nga te gjitha vendet anetare te Bashkimit Europian dhe jam i sigurt se cdo qytetar shqiptar do ta perdore me se miri kete liri te re ne menyre te plote e te pergjegjshme.
Jelko Kacin Shfrytezoni momentin
Nenkryetari i delegacionit te Parlamentit Europian per Europen Juglindore Jelko Kacin pershendeti dje vendimin e BE duke thene se dy qeverite duhet ta shfrytezojne kete moment pozitiv dhe ti forcojne perpjekjet e tyre operative per integrime europiane. Heqja e vizave u garanton lirine e levizjes qytetareve te Shqiperise dhe Bosnjes si dhe ofron mundesi te pashfrytezuara deri me tani per
zhvillimin e marredhenieve ndermjet ketyre shteteve dhe BE-se.
Fajon Mos kerkoni azil ne vendet e BE
Eurodeputetja Tanja Fajon e cila ishte nje prej protagonisteve gjate ketij viti persa i perket heqjes se vizave mes Shqiperise dhe Bashkimit Europian pershendet vendimin e marre nga ministrat e Brendshem dhe u ben thirrje qytetareve qe te mos kerkojne azil ne vendet e Unionit. Une jam e lumtur. Kjo eshte nje dite e madhe per Shqiperine dhe shqiptaret te cilet prej mesit te dhjetorit do te mund te levizin te lire. Ky proces eshte i rendesishem dhe ka me vete pergjegjesi. Shtetasit shqiptare nuk duhet te shkojne ne vendet e zones Shengen per azil apo te shkelin afatin 90-ditor tha Fajon. Ndersa per Kosoven Fajon kerkoi me shume pune per te perfituar edhe ajo nga liberalizimi i vizave dhe per te mos qendruar vendi i fundit ne rajon i izoluar.
Kukan Kujdes me afatet kohore
Kreu i delegacionit per Europen Juglindore ne PE Eduard Kukan tha dje pas vendimit te Keshillit te BE-se se Shqiperia dhe Bosnja do te monitorohen pas hyrjes ne fuqi te ketij vendimi. Komisioni Europian do te ndjeke nga shume afer qytetaret shqiptare te cilet do te perfitojne nga liberalizimi i vizave qe ata te mos kerkojne azil politik leje qendrimi apo leje pune. Ata duhet te respektojne ne menyre rigoroze rregullat afatet kohore dhe procedurat e BE per heqjen e vizave tha Kukan per Deutsche Velle. Sipas tij qytetaret e vendeve te hapesires Shengen duhet te ndihen te sigurt nga vizitoret prej vendeve te Ballkanit Perendimor perfshire ketu edhe Shqiperine. Kete siguri ua japin pasaportat biometrike dhe kontrollet ne pikat kufitare. Por gjithsesi nese do te kete perpjekje per te thyer rregullat dhe procedurat kjo mund te riktheje regjimin e vizave
ADI SHKEMBI