E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Mandatin e ardhshem, shqiptaret ne BE

Ministri i Jashtem, Lulzim Basha u shpreh dje ne Peqin se ne mandatin e ardhshem te Partise Demokratike shqiptaret do te kene mundesi te anetaresohen ne Bashkimin Evropian dhe te levizin lirshem, ne hapesiren evropiane. Ne fjalen e mbajtur para strukturave te PD-se, ne konferencen e nente te saj ne kete nenprefekture, Basha theksoi se "PD dhe aleatet kane si objektiv qe ne mandatin e ardhshem shqiptaret te anetaresohen me te drejta te plota ne Bashkimin Evropian, qe ata te levizin pa viza ne kete hapesire. Prioritet do te jene ndertimi i rruges se Arbrit, rruga Elbasan-Tirane, rruge, shkolla e ujesjellesa ne mbare Shqiperine. Basha, e ka cilesuar si simbolizim dhe arkitekt te se djeshmes, strategjine qe po ndjek Edi Rama ne takimet qe po realizon kudo ne mbare vendin. Bashke me Edi Ramen, ka theksuar ai, qendron e keqja qe i kanoset mbare vendit. Me kete rast Basha, ka permendur faktin se diten e vizites se Bush, Rama perhapi fjalen se shqiptaret i vodhen oren Presidentit te Amerikes, qe diten e anetaresimit ne NATO, organizoi mitingun kunder ketij anetaresimit dhe qe po luan me fatkeqesine e te tjereve, per te perfituar besim politik. Ministri i Jashtem, me statusin e anetarit te kryesise se PD, tha se Rama e ka dorezuar betejen e alternativave dhe e ka zevendesuar me shpifjet. Nderkohe qe dhe ne Forumin e Crans Montanes qe po mbahet ne Tirane, shefi i diplomacise shqiptare ka nenvizuar vendosmerine e qeverise shqiptare, per te aplikuar brenda Presidence ceke per ne BE. Ne fund u zgjodhen strukturat drejtuese te PD-se, ne nenprefekturen e Peqinit. Kryetar i deges u rizgjodh, Mustafa Pasha. F.Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›