Sondazhi, PD fituese me 45.6%
Partia Demokratike rezulton fituese me 45.6 per qind te votave, perkundrejt socialisteve te Rames me 42.5 per qind te votave ne zgjedhjet parlamentare te qershorit, nese do te zhvilloheshin ne keto momente. Nderkohe qe pas dy partive te medha renditen LSI me 6.2 per qind te votave, G 99 me 2.3 per qind te votave, PBDNJ 1.1 per qind, PR 1 per qind dhe partite e tjera me 1.3 per qind. Keto te dhena jane paraqitur nga sondazhi paraprak i realizuar nga fondacioni "Gani Bobi". Por nga te dhenat e publikuara rezulton se asnje nga dy partite kryesore, nuk mund te krijojne nje qeveri pa aleate. Drejtori i qendres, Shkelzen Maliqi, deklaroi dje se marzhi i gabimit, llogaritet ne kufijte 2-4% dhe eshte me i larte per partite e vogla. Sondazhi i realizuar, bazohet ne anketimet e kryera ne te gjithe Shqiperine dhe ofron nje panorame te qarte te predispozicionit te elektoratit, per voten, drejtuar partive politike. Qendra e studimeve humanistike, "Gani Bobi", me seli ne Prishtine dhe e mbeshtetur nga nje agjenci amerikane e specializuar ne fushen e sondazheve (Asociacionin Penn, Schoen dhe Berland nga Uashingtoni), jep perqindjen, pasi i ka perseritur tre here te njejten pyetje, nese zgjedhjet do te mbaheshin te dielen e ardhshme, per ke do te votonin. Por ajo qe vihet re kete radhe eshte ulja e PD ne rezultat nga 48 per qind ne sondazhin e para nje muaji ne 45.6 per qind, nderkohe qe PS ngrihet nga 37 per qind ne 42.5 per qind. Rritje me 0.1 per qind ka dhe LSI, por qe hyn ne rezultat dhe G 99. Duke i marre te rrumbullakosura keto rezultate, ajo qe bie ne sy ne kete sondazh eshte se ne rast se do te kishte nje bashkim te votave mes PS, LSI dhe G 99, e majta do te rezultonte fituese ne total dhe do te ishte ne qeverisje te vendit. Cka le per te kuptuar se roli i LSI eshte percaktues. Ndersa po te perkthehej ne mandate te fituara sipas qarqeve dhe sipas partive, atehere PD do te fitonte 66 deputete, PS 62 deputete, LSI 5 deputete, nderkohe qe 7 mandate do te ishin te diskutueshme. E rendesishme ka qene sipas sondazhit dhe pjesemarrja ne zgjedhje. Keshtu, nese zgjedhjet do te beheshin te dielen, do te votonin 76 per qind, nderkohe qe nuk do te votonin 15 per qind, 9 per qind ishin te papercaktuar. Teper domethenese ka qene dhe mbeshtetja per lideret me te respektuar te te djathtes dhe te majtes. Keshtu ne vend te pare tek e djathta kishte mbeshtetje Presidenti Bamir Topi, ne vend te dyte, kryeministri Berisha, nderkohe qe ne vend te trete papritmas ngjitet ministrja e Shendetesise, Anila Godo, duke lene ne vend te kater kryeparlamentaren Topalli, dhe pas kesaj vijne Pollo e Basha. Ndersa te e majta, ne menyre te padiskutueshme ne vend te pare renditet Rama, i ndjekur sipas radhe nga Majko, Veliaj, Brace, Milo, Gjinushi, Nano dhe ne fund Meta. Nderkohe qe problemet me te medha te vendit jane sipas renditjes, ekonomia, punesimi, korrupsioni, standardi jetesor, kujdesi shendetesor, integrimi ne BE, pagat, edukimi, krimi dhe infrastruktura. Por si sukses me te madh te qeverisjes aktuale sipas sondazhit paraqitet sipas renditjes, infrastruktura, anetaresimi ne NATO, energjetika, integrimi ne BE, kartat e identitetit, korrupsioni dhe ngritja e pagave vjen ne fund. Nderkohe qe deshtimi me i madh i qeverise shqiptare sipas sondazhit, eshte lufta kunder korrupsionit, ku mbi 52 per qind mendojne se qeveria ka deshtuar. Vlen te permendet se ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2005 dhe ne zgjedhjet lokale te zhvilluara ne vitin 2007, sondazhet paraprake te fondacionit "Gani Bobi", kane nxjerre rezultate pothuajse identike me ato te zgjedhjeve, me nje mase shume te vogel gabimi. S.P