E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shqiperia ne NATO, patjeter duhet te aderoje dhe ne BE"

Rozeta Rapushi

Nje shtet i cili behet anetar ne NATO, nuk ka sesi te mos jete njekohesisht dhe anetar i Bashkimit Evropian. Mesazhi optimist per Shqiperine, qe ne 4 prill do te jete anetare me te drejta te plota ne Aleancen e Atlantikut te Veriut, u dha dje nga kryetari i Parlamentit te Polonise, Bronislav Komorovski. Gjate takimit te zhvilluar me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, Komorovski u shpreh entuziast per anetaresimin e shpejte te vendit ne BE. "Shqiperia po ndjek te njejten rruge qe ka ndjekur Polonia me pare, per pranimin ne NATO dhe me pas per aderimin ne BE. Praktika ka treguar se nje vend ne momentin qe behet anetar i NATO-s, nuk ka sesi te mos jete njekohesisht edhe anetar i Bashkimit Evropian", tha kryeparlamentari polak, nje dite pasi komisioneri i BE-se per zgjerimin, Olli Rehn keshilloi qe Shqiperia te paraqese statusin e vendit kandidat ne BE, pas zhvillimit te zgjedhjeve. Sipas kryetares Topalli, nje mbeshtetje e tille eshte shume inkurajuese per Shqiperine dhe do te beje qe te vazhdoje kujdesi, cdo ore dhe cdo minute per detyrimet e anetaresimit. "Ky vullnet politik ka bere te mundur qe te shfaqen dhe te tregohen ne cdo kohe gjithnje edhe me shume rezultate te qarta, te zbatimit te marreveshjes se ndermjetme dhe te rrisim potencialet tona per te deshmuar se jemi ne gjendje te marrim persiper obligime per negociatat e anetaresimit", u shpreh Topalli. Kreu i parlamentit te Polonise, Komorovski, zhvilloi takime diten e djeshme dhe me Presidentin Bamir Topi si dhe Kryeministrin, Sali Berisha. Pasi u uroi mireseardhjen, Presidenti Topi shprehu kenaqesine per takimin dhe vleresoi nivelin shume te mire te marredhenieve, ne te gjitha nivelet me Polonine, si dhe shprehu vullnetin per intensifikimin e metejshem te tyre. Presidenti Topi u shpreh gjate takimit, se Shqiperia eshte e vendosur te vazhdoje reformat e domosdoshme per te permbushur kerkesat per integrimin e plote, ne familjen e madhe evropiane dhe nenvizoi se zgjedhjet parlamentare te qershorit, do te jene test i rendesishem per ecurine e demokracise ne Shqiperi. Ndersa gjate takimit me kryeministrin Berisha, biseda u ndal ne arritjet qe ka bere Shqiperia dhe per anetaresimin e saj ne Aleancen e Atlantikut te Veriut brenda pak ditesh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›