E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: Kartat, do te pershkallezojme kundershtimet

Partia Socialiste do te hyje ne veprim, per pajisjen e te gjithe zgjedhesve me karta identiteti. Kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, paralajmeroi ne seancen e djeshme plenare, se duke filluar nga dita e hene, Parlamenti do te perballet me kerkesen e opozites per leternjoftimet. "Ne rast te kundert opozita do te pershkallezoje kundershtimet e saj", tha Leskaj, pa dhene detaje mbi strategjine qe ndjeke selia roze mbi procesin e kartave. Qofshin keto reagime ne formen e protestave masive, apo ndergjegjesim te opinionit nderkombetar. "Sali Berisha duhet te kujtoje vitin 2006, kur megjithese mund ta deshironte shume, nuk arriti dot t'i bente zgjedhjet me certifikata fallco. Kete radhe askush nuk mund te na e heqe te drejten e zgjedhjeve te lira e te ndershme, me karta te blera per te varfrit, nga "Fazllicet e kryeministrit" apo te falsifikuara, ne skutat e Ballkanit", beri te qarte Leskaj. Sipas saj, pa u dhene mundesine te gjithe shqiptareve te marrin kartat, kryeministri nuk do te kete mundesine as ta rimarr ne 28 qershor, e as ta mbaje pa zgjedhje pushtetin qe ka. Ne replike me kete paralajmerim te selise roze, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u shpreh se qeveria arriti te fitoje sfiden per anetaresimin e vendit ne NATO dhe sigurisht qe do te fitoje dhe sfiden e realizimit te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Megjithate, Leskaj theksoi se sfida ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar, sundimi i ligjit, raportet me institucionet e pavarura mbeten sfida jone afatgjate. "Shqiperia duhet te pergatitet per sfida me te medha si anetare e ardhshme ne NATO. Natyrisht, vetem vullneti nuk mjafton!", vijoi ajo.

Premtimi

PS premtoi dje, se me ardhjen ne pushtet, pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, qeveria e re, do te realizoje reforma te thella e te qendrueshme, qe Shqiperia te jete ne nivelin e pergjegjesive, qe ka nje vend anetar i NATO-s.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›