E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekreton paketen ligjore

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, firmosi menjehere pas votimit ne Kuvend, ligjet qe kompletojne anetaresimin e vendit tone ne Aleancen e Atlantikut te Veriut. Pa humbur aspak kohe, kreu i shtetit, e shpalli te gjithe paketen per futjen e Shqiperise ne NATO, ne fuqi vetem pak ore pasi deputetet dhane voten e tyre pro saj. Ne kete kuader, Presidenti pershendeti dhe deputetet e Kuvendit, per miratimin unanim te ketyre ligjeve. Pakete e cila do te mundesoje qe ne 4 prill, ne Samitin qe do te zhvillohet ne Strasburg, Shqiperia te jete anetare me te drejta te plota ne NATO. Nga ana tjeter, kreu i shtetit Topi, nepermjet nje mesazhi, uroi dhe te gjithe qytetaret shqiptare, per realizimin e kesaj endrre integruese, si nje moment historik per vendin tone, e cila u realizua edhe nepermjet vullnetit te partnereve tane euroatlantik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›