E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Mbështesim qeverinë e Kosovës për EULEX-in

Ministri i Jashtëm Lulzim Basha ka pritur në një takim delegacionin e deputetëve të Kosovës, kryesuar nga Sabri Hamitin Kryetar i Komisionit Parlamentar për Politikat e Jashtme të Kosovës. Në një takim, që u zhvillua më dyer të mbyllura në Ministrinë e Jashtme, mësohet të jetë folur midis Ministrit Basha dhe delegacionit kosovar në lidhje me shtrirjen e misionit Eulex në Kosovë. Basha shprehu përkrahjen e plotë të qeverisë së Kosovës në kërkesat e saj për vendosjen e Eulex në gjithë territorin kosovar. Nga ana tjetër Sabri Hamiti u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin dhe përkrahjen e dy kombeve shqiptare dhe thesoi se misioni Eulex duhet bërë sipas kërkesave dhe pikave të sugjerimit të kërkuara dhe nga autoritetet e larta kosovare në përfitim të popullit të Kosovës. Misioni Eulex në Kosovë ka patur një diskutim të gjatë,I cili ende vazhdon. Eulex kërkohet më çdo kusht të vendoset në Kosove në një bashkëpunim midis institucioneve vendore mbi bazën e kërkesave të tyre, të cilat nuk cënojnë tërësinë teritoriale dhe integritetin e Kosovës dhe që natyrisht është në përfitim të plotë të popullatës vendase

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›