E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu Bojkoti parlamentar nga opozita e demtoi rende procesin e integrimit

Nis takimi i katërt ndërparlamentar i Komitetit të Stabilizim-Asocimit Shqipëri-BE me paraqitjen nga ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, të ecurisë së procesit të integrimit nga qeveria shqiptare në përmbushje të 12 rekomandimeve të BE-së.

Ministrja Bregu nënvizoi se bojkoti i parlamentit nga opozita e dëmtoi rëndë procesin e integrimit, duke e lënë Shqipërinë jashtë BE-së. Ajo theksoi se sikurse thuhet dhe në progres-raportin e KE-së të vitit 2011 vendi ka ecur përpara në implementimin e një sërë reformave, falë angazhimit të qeverisë shqiptare.

Bregu nënvizoi se që nga viti 2010 Shqipëria po punon intensivisht në përmbushjen e 12 rekomandimeve të kërkuara. "Fakti që opozita ka pranuar të miratojë ligjet me shumicë të cilësuar është një hap para në përmbushjen e këtyre rekomandimeve", theksoi ajo.

Ky takim pritet të miratojë një marrëveshjeje të përbashkët për shpejtimin e reformave për integrimin e vendit në BE.

Në tre takimet e mëparshme të Komitetit të Stabilizim-Asocimit Shqipëri-BE nuk janë miratuar marrëveshje, të cilat shprehnin angazhimin e palëve në përmbushjen e prioriteteve të BE-së për Shqipërinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›