E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Mbeshtetje te plote per engjejt mbrojtes

Gradohet grupi i katert i implementimit te Patrulles se Pergjithshme te Policise se Shtetit ku 64 efektive kane marre graden Inspektor pas perfundimit 2-vjecar te proves

Patrulla e Pergjithshme e Policise se Shtetit sot nuk eshte nje koncept por nje realitet. Ju engjejt mbrojtes te qytetit te Tiranes ju siguroj se ne kete perpjekje ju do te keni mbeshtetjen me te forte te Ministrise se Brendshme dhe te qeverise ne perballje me sfidat e sigurise. Brenda ketij viti procesi i pajisjes me uniformen e re te Policise se Shtetit do te perfundoje ne mbare vendin duke filluar nga organizata juaj ketu ne Tirane ndersa brenda ketij viti do te keni pervec syve tuaj dhe vesheve tuaj edhe pajisjet me moderne qe teknologjia e sotme ofron ne bote sistemin e vezhgimit pamor 24 ore per te gjithe qytetin e Tiranes. Ne asnje cast ne asnje moment nuk do te ndiheni vetem apo te braktisur. Ne kete menyre u eshte drejtuar punonjesve te Policise se Shtetit nje dite me pare ministri i Brendshem Lulzim Basha gjate ceremonise se gradimit Inspektor te 64 punonjesve te rinj pjese e Patrulles se Pergjithshme te Policise se Tiranes. Gjate fjales se tij kreu i Ministrise se Brendshme eshte shprehur Sot 64 prej jush i bashkohen forces policore me te madhe ne vend policise se Tiranes dhe anembane vendit 135 inspektore i bashkohen organizates se Policise se Shtetit pas nje pune dyvjecare e cila ka testuar ne kufijte e lodhjes dhe mundimit njerezor kapacitetet tuaja profesionale integritetin tuaj moral perkushtimin tuaj ndaj ligjit dhe qytetarit. Patrulla e Pergjithshme e Policise se Shtetit sot nuk eshte koncept por realitet realitet i modernizimit te policise dhe sherbimit qe ajo i ofron qytetarit dhe duke u bere sot pjese e kesaj Patrulle te Pergjithshme ju thjesht coni me perpara misionin e shenjte per te cilin kane punuar sakrifikuar dhe vazhdojne te sakrifikojne dite per dite dhjetera qindra dhe mijera kolege tuaj ne Tirane dhe anembane vendit prandaj sot eshte nje dite e shenuar - ka thene ministri Basha. Ndersa ka shtuar Ne nuk inaugurojme thjesht gradimin tuaj si inspektore. Ne mirepresim shtimin e radheve te atyre qe jane engjej mbrojtes te ketij qyteti tmerri i keqberesve njerezit qe naten dhe diten jane ne krah te qytetarit duke i ndihmuar per sigurine e femijeve te tyre per sigurine e te moshuarve per sigurine e fqinjeve te lagjeve te shtepive te bizneseve. Mbi shpatullat tuaja rendon pergjegjesia por edhe krenaria e te qenit engjej mbrojtes te ketij qyteti te ketij qyteti i cili rritet me shpejtesi dhe po me shpejtesi rriten edhe sfidat e sigurise sfida me te cilat organizata policore ka ditur dhe do te dije te perballet.

Ne kete perballje asnje instrument nuk do te jete me i fuqishem sesa bashkimi i vullnetit i perkushtimit forces se zemres tuaj me interesat e qytetarit fraza qe keni degjuar shpesh ne trajnimet tuaja policimi ne komunitet - eshte shprehur ministri Basha. Nderkohe ka siguruar Prane jush do te jete e gjithe forca policore por edhe i gjithe vullneti i qytetareve per nje jete me te mire me te sigurt.

Hysni Burgaj

Demonstroni fytyren e re te nje punonjesi policie

Pasi ka pergezuar per graden Inspektor 64 efektivet e policise numri nje i Policise se Shtetit Hysni Burgaj ka garantuar mbeshtetjen e tij personale si dhe te stafit te tij per oficeret e rinj te Patrulles se Pergjithshme cka sipas tij do te jete dhe nje nga prioritetet e veprimtarise se perditshme. Drejtori Burgaj ka falenderuar gjithashtu gjate ceremonise ndihmen dhe kontributin e programit ICITAP dhe te misionit Pameca nderkohe qe u ka kujtuar punonjesve te policise duke thene Se pari ne veprimtarine dhe aktivitetin tuaj te perditshem duhet te demonstroni fytyren e re te nje punonjesi policie te orientuar nga publiku e ne sherbim te tij. Ky duhet te jete i vetmi indikator mates dhe produkti i pritshem i policimit qe ju duhet te afroni. Se dyti ju kujtoj se nga menyra se si do te zbatoni ne praktike dijet e marra gjate procesit mesimor trajnimit ne terren dhe periudhes se proves varet jo vetem e ardhmja e organizates policore te Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane por e gjithe Policise se Shtetit. Se treti ashtu sic keni bere deri me sot ne punen tuaj kur jeni ndeshur me praktika apo qendrime te cilat bien ne kundershtim me ato qe citova me lart mos hezitoni sfidojini dhe refuzojini ato Mos u beni ne asnje menyre mbartes te metodave te vjetra policore Perdoreni entuziazmin dhe energjite qe ju jep mosha ne kahun e duhur dhe do te kuptoni sa te dobishem do te jeni per shoqerine organizaten familjen dhe veten tuaj. Beni me te miren qe dini dhe do te shikoni se do te jeni te suksesshem.

Saimir Mucaj

Po ndryshohet prezantimi i sherbimit policor ne Shqiperi

Struktura e Patrulles se Pergjithshme qe eshte ne fokus te vemendjes ne menyre graduale dhe te pashmangshme po ndryshon prezantimin e sherbimit policor ne Shqiperi. Ajo po kontribuon ne modernizimin e organizates sone policore dhe orientimin e sherbimeve te saj drejt komunitetit. Keshtu eshte shprehur gjate fjales pershendetese te tij drejtori i Policise se Qarkut Tirane Saimir Mucaj. Patrulla e Pergjithshme e Policise eshte funksioni me i rendesishem i cdo organizate policore ne zbatimit te ligjit. Ajo eshte metoda e pare me ane te se ciles cdo komisariat apo stacion policie realizon objektivat e tij. Po ashtu eshte baza e gjykimit te sherbimeve te Policise se Shtetit nga publiku duke u prezantuar para tij per arritjen e qellimit dhe realizimin e pergjegjesive ligjore - ka thene kreu i policise se Tiranes. Me tej Mucaj vijoi Per te arritur deri ketu eshte dashur kohe e pune voluminoze planifikim disamujor mundim dhe sakrifica nga ana juaj pasi te jesh i pari ne futjen e koncepteve te reja te policimit eshte gjithmone e veshtire. Ne kemi bindjen - citoi Mucaj - se ju oficeret e rinj te Patrulles se Pergjithshme keni dijet dhe aftesite e nevojshme keni vullnetin per ta zhvilluar me tej sherbimin e ri te Patrulles se Pergjithshme. Per te gjithe ne kjo do te jete nje periudhe gjate se ciles do mesojme e zhvillohemi me tej. Ne stafi drejtues i policise se Tiranes ju garantojme se do bejme gjithcka qe eshte e mundur per ta bere te suksesshme karrieren tuaj - ka thene drejtori i policise se kryeqytetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›