Policia e Tiranës: Prej orës 18.00, marrim në ruajtje 18 vende të numërimit të votave
TIRANE - Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë njofton se punonjësit e policisë, që siguronin objektet e qendrave të votimit dhe KZAZ-ve, u larguan kur komisionet e qendrave të votimit filluan veprimet paraprake për çeljen e votimit.
Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, Policia e Tiranës bën të ditur se aktualisht policët e angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë vendosur pranë Komisariateve/Stacioneve të Policisë apo Vendeve të grumbullimit të punonjësve të policisë, sipas planifikimit të bërë dhe të miratuar nga KQZ.
Policia bën të ditur se në orën 18.00’, do të marrë në ruajtje 18 vende të numërimit të votave, shërbim i cili do të vazhdojë deri në përmbushjen e detyrimeve ligjore nga KZAZ-të.
Në orën 19.00’ punonjësit e policisë të planifikuar do të jenë pranë qendrave të votimit në pritje për shoqërimin e komisionit dhe materialeve zgjedhore nga qendrat e votimit për në vendet e numërimit të votave.
“Në vijim të njoftimit bëjmë me dije, se në qarkun e Tiranës gjatë ruajtjes së qendrave të votimit dhe KZAZ-ve, nuk është evidentuar asnjë incident, në lidhje me procesin zgjedhor dhe rendin publik në tërësi”,- bëri të ditur policia.
(er.nu/BalkanWeb)