Basha: Na kanë vjedhur zgjedhjet!

Kreu i PD Lulzim Basha vazhdon të këmbënguli se partia e tij dhe ai vetë personalisht nuk kanë humbur zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit.
Por sot tërhoqi vemendjen një tjetër deklaratë e tij. “S’kam humbur asnjë garë, i kanë vjedhur” ka qenë reagimi i tij pas një debati me deputetin Dashnor Sula.
Sipas mediave ky i fundit i ka kërkuar kryedemokratit zgjidhje pasi po bëhen të pabesueshëm nga populli.
Në zgjedhjet e së dielës PD u radhit forca e tretë politike pas PS dhe grupimit “Shtëpia e lirisë” e drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha.
Në media qarkullojnë deklarata se ish përkrahës të Bashës po kërkojnë largimin e tij, ndërsa të tjerë kanë bërë thirrje për bashkimin e gjithë demokratëve.